mjeksia popullore. Powered by Blogger.
RSS

kura popullore

VIZITAT TOTALE NE FAQE

Kerko brenda faqes {per shembull hithra,tiroidja ulcera ,etj}

Caricamento in corso...

ARTIKUJT E FUNDIT

Keshilla dhe kura popullore per dhimbjen e kokes

Edhe pse shume persona besojne qe dhembja e kokes eshte nje dhembje banale ose pa zgjidhje ,mund te gabojne, Egzistojne menyra te ndryshme per ta kuruar ate. 
 Ekzistojne shume faktore qe shkaktojne dhembjen e kokes, ose ndryshe ajo qe eshte me e forte e cila  quhet migrena 



  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Kur luteni a ju ndihmon te sheroheni ?

Te lutesh a zgjat jeten?nuk dihet ende .Shume e mundeshme nje gje e tille, por ama e ben ate me te mire. Mbi te gjitha sepse na ben neve me te mire .Pertej opinioneve te ligjeshme individuale ,sot  ekzistojne studime shkencore qe kane nxjerre ne drite se si

praktika religjoze konsiston te rikuperoje e te fuqizoje eikulibrin psikofizik ,dhe gjithashtu ngadalsimin e mases shtrenguese te stresit .Kerkime te ndryshme shkencore ne kete fushe convergjojne mbi hipotezen e efektit terapeutik te lutjes te cilat paraqiten ne praktiken e Mantras, ose ne paraqitjen e disiplines budiste 
.Perseritja gjithmone e fjaleve te njejta ,te cilave i jepet nje vlere pozitive jo vetem qe siguron mendjen , por dhe prodhon nje seri efektesh pozitive mbi organizmin , ngadalson ritmin e zemres udheheq trurin drejt nje gjendje qetesie duke e liruar perkohesisht nga preokupimet ,relakson muskulaturen, ul nivelin e adrenalines dhe keshtu qe indikon ne menyre direkte mbi stresin.Parimi eshte pak a shume i njejti si ai qe qendron ne bazen e teknikes antike orientale te meditimit i cili ka per qellim qe te ndihmoje udheheqjen e mendjes drejt nje marrje me te madhe te ndjesive pozitive .Dhe mbi te gjitha recitimi i nje lutjeje jep mbeshtetje dhe per me teper te kesh besim , ka dhe jep efektin e madh te heqjes se ankthit dhe tortures se brendeshme .Besimi mbi te gjitha ,ushqen forcen morale qe lejon te luftohet dhe te superohen pengesat si ajo e semundjeve dhe disfatave ne jete .Keshtu pra lutja paraqitet si nje burim pozitiv  stervitjeje per te fortifikuar shpirtin dhe mendjen , e ngjashme kjo 
me stervitjen ne  palester qe perdoret per forcimimin e muskujve. .Definicioni eshte ai te themi qe truri jone funksionon si nje muskul i cili duhet stervitur .Nje kerkues amerikan Andrew Newberg, ne nje studim te bere ka demostruar se si personat te cilet praktikojne prej shume kohesh lutjen ose meditimin paraqesin nje aktivitet cerebral me te dendur e intensiv .Gjithashtu eshte vene re nje permirsim i funksionit te trurit te tyre ne  termat e permiresimit te memorjes kapacitetit te koncentrimit dhe marrjes e tranformimit te emocioneve duke reduktuar ne menyre ne ndjeshme agresivitetin

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Acidit folik:të mirat për shëndetin

Acidi folik mund të quhet ndryshe edhe si acidi magjik për të mirat që mund t’i sjellë shëndetit. Vitamina B9 duhet të bëhet pjesë e rëndësishme e dietës suaj nëse dëshironi të keni një pamje të bukur si brenda dhe jashtë. 


Ajo merret veçanërisht nga gratë që duan të bëjnë një fëmijë dhe nga ato që janë tashmë shtatzëna. Acidi folik, i quajtur edhe si vitamina B9, ka shumë përfitime të tjera më pak të njohura, por po aq të rëndësishme.


Përtej shtatzënisë, acid folik konsumohet edhe për të larguar rrezikun nga sëmundjet serioze dhe ai mund të përdoret gjithashtu edhe nga burrat.


Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbra, pemë, spinaq, brokolli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë etj.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Viagra e re

Një gotë lëng shege në ditë është në gjendje të rrisë dëshirën seksuale si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat, duke krijuar një efekt të ngjashëm si Viagra.

Një studim i ri i Universitetit Elizabetian të Edinburgut, në Skoci, provoi se konsumi i një shege në gjendje frutore apo si lëng, është në gjendje të rrisë dëshirën seksuale në orët në vazhdim.

Në fakt, përmbajtja e frutit ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit në gjak, çka komandon epshin seksual tek të dy gjinitë.

Studimi u krye midis 58 vullnetarëve, nga mosha 21 deri 64 vjeç, të cilët iu nënshtruan dietës me shegë. Nivelet e testosteronit të secilit mateshin përpara gjumit dhe pirjes së një gote lëng shege dhe në mëngjes pas zgjimit.

Me trupin në pushim dhe pa stimuj të jashtëm, nuk mund të kishte asnjë shpjegim tjetër për rritjen e nivelit të hormonit pas zgjimit.

Testosteroni, i njohur ndryshe si hormoni mashkullor, komandon shumë tipare seksuale, si qimet në fytyrë, trashjen e zërit dhe vetë dëshirën seksuale.

Ndonëse me pakicë, ai gjendet edhe tek femrat, ku prodhohet nga ovariet dhe gjëndra mbiveshkore, duke forcuar strukturën kockore e muskulore e duke ndikuar në dëshirën e saj seksuale.

Studime të mëparshme kanë treguar se shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

PERMBAJTJA