mjeksia popullore. Powered by Blogger.
RSS

KUR KLIKONI MBI NJE LINK TONIN JU LUTEM PRISNI 5 SEKONDA PASTAJ SHTYP BUTONIN "next o avanti" SIPER

..

s

Ilaçet bimore për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes


Këto të fundit, përfshijnë

 disa probleme shëndetësore, duke filluar që nga gripi, ftohja, kolla, e deri tek bronkitet. Të gjitha këto sëmundje që prekin shpesh pothuajse çdo grup moshë gjatë sezonit vjeshtë-dimër nuk kalohen l

ehtë aq më tepër nëse nuk trajtohen në k

ohën dhe mënyrën e duhur. Madje në disa raste ndodh që nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve organizmi ta humbasë imunitetin e tij optimal, duke u bërë kështu “pre” e vazhdueshme e problemev

e të frymëmarrjes. Specialistët shpjegojnë se si duhet t’i trajtojmë

këto sëmundje pa përdorur antibiotikë, dhe në të njëjtën kohë si të rrisim edhe imunitetin e organizmit për ta bërë trupin tonë më rezistent nga problemet e frymëmarrjes.
Këshillat
Për t’i evituar dhe kaluar sa më lehtë këto probleme, sipas specialistëve, nevojitet marrja e preparateve të duhura bimore, që jo vetëm ndihmojnë në kurimin e sëmundjes, por rrisin njëkohësisht edhe imunitetin e organizmit për t’u mbrojtur nga këto probleme. Bëhet fjalë për disa produkte bimore, konsumimi i të cilave nuk krijon asnjë efekt anësor për organizmin. Ekspetoral është ilaçi më i ri bimor që rekomandohet të përdoret për problemet respiratore, në përbërje të të cilit gjenden shtatë bimë mjekësore, propolisi si dhe mjaltë i nxjerrë nga eukalipti. Ndër bimët mjekësore që gjenden në këtë ilaç bimor mund të përmendim eukaliptin, që është një çlirues për organet e frymëmarrjes, mëllagën, që përdoret gjerësisht për pezmatimet e bajameve, lulëkuqen, që është një ndër aleatet më të mira që mund të përdoret për të luftuar kollën, mirtilio etj. Kombinimi i këtyre bimëve, mjaltit të eukaliptit dhe propolit të purifikuar, bën që ky ilaç të jetë tepër i efektshëm për të evituar problemet respiratore. Ilaçi bimor ekspetoral gjendet në forma të ndryshme në farmaci si në formë çaji, shurupi dhe është i përshtatur në doza sipas moshave të ndryshme. Meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga problemet me frymëmarrjen, nga sëmundjet e mushkërive dhe nga shqetësimet respiratore. Por mbrapa nuk mbeten edhe fermat, në mënyrë të veçantë ato që konsumojnë duhanin.
Duhani
Pirja e duhanit është një plus i keq që organizmit tonë i shtohet duke ditur që njeriu në ditët e sotme ka ngarkesa të mëdha fizike, si ndotja e ajrit. Përveç lëndëve të ndryshme helmuese (toksina) që ndodhen në ambient, përfshirë këtu antibiotikët dhe ilaçet, infektimet bakteriologjike, organizmit i shtohet edhe një lëndë tjetër helmuese nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit më shumë se dhjetë cigare në ditë, mund të themi pa frikë se është e tepruar. Kjo i shton organizmit tonë një stres psikofizik. Radikalët e lirë që formohen, plus pirjen e duhanit, sidomos te femrat, japin dhe një figurë ose pamje të keqe në lëkurë. Për t’i evituar sa më shumë këto probleme duhet të përdoren antioksidantët. Një ndër antioksidantët që rekomandohet në masë në rastin e pirjes së duhanit dhe që është shumë i fuqishëm me përmbajtje të vitaminës C, është lëngu i shegës së thartë, që mund të kombinohet me zink. Dihet se absorbimi i këtyre të dyjave si oksidues është me rëndësi për zgavrën e gojës.
Zinku
Zinku dhe vitamina C gjatë ditës nxirren jashtë nga organizmi me urinën dhe djersitjen. Veprimi mbrojtës i zinkut dhe i vitaminës C fillon në zgavrën e gojës, që janë dyert e hyrjes së viruseve dhe baktereve. Zinku dhe vitamina C rrisin forcën mbrojtëse të futjes së infektimeve dhe nxisin mbrojtjen e gjithë organizmit. Përthithja e zinkut dhe e vitaminës C nga organizmi merr pjesë në rritjen e imunitetit dhe metabolizmit si antioksidues.
Xhinxheri
Përveç këtyre, mund të përdoret edhe xhinxheri, i cili është shumë i mirë për pastrimin e problemeve të gojës, për aromën e pakëndshme të saj, për mykun etj. Xhinxheri gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Kjo bimë gjendet në formë pluhuri dhe mund të përzihet edhe me mjaltë. Masa: 1 lugë kafeje xhinxher me 2 lugë kafeje mjaltë. Kjo përzierje duhet të merret disa herë në ditë. Pas marrjes mbahet pak minuta në gojë dhe përcillet. Gjithashtu, për të evituar problemet me organet e frymëmarrjes mund të përdoret shurupi oligomir plus, që pastron bronket.
Propolis
Propolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike, që bletët e mbledhin në sythet ose në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolist bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterike, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propilisi më të rëndësishmet janë flavonet. Ky grup substancash, që gjendet dhe në botën bimore, kryen metaboilizmin dytësor të bimëve. Të propolisi janë zbuluar mbi 50 flavone ndër të cilat 19 flavone bioaktive, që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e propolist janë gjendur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini etj. Ndër vitaminat numërohen vitamina B 1( Tiamina), vitamina PP, Provitamina A. Nëse mjalti, poleni dhe qumështi i mëmave janë ushqimi i bletëve, propolisi është sistemi mbrojtës i tyre.
Përbërësit e propolisit të zbuluar deri tani janë:
Rrëshira e balsame 50-60 për qind (terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike)
Dyllë 30-40 për qind
Vaj rasencial 5-10 për qind
Polen 5 për qind
Substanca të tjera 5-për qind
Këshillat për t’u mbrojtur nga sëmundjet respiratore
Mbrojtja nga sëmundjet respiratore është mjaft e vështirë dhe më së shpeshti pa sukses më të madh. Sidoqoftë, zbatimi i masave të përgjithshme mbrojtëse është mjaft i rëndësishëm. Të tilla masa janë:
Të konsumohen sasi më të mëdha të pijeve të nxehta dhe vitaminë C
Të qëndrohet larg vendeve ku ka numër më të madh të njerëzve, duke shmangur rrezikun nga infektimi
Të qëndrohet në vende me ajër të pastër dhe me shumë pemë
Të merret ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
Të kryhet shpesh ajrosja e shtëpisë
I prekuri nga sëmundja respiratore nuk duhet të marrë asnjëherë ilaçe pa rekomandimin e mjekut.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

0 commenti:

Posta un commento

PERMBAJTJA