mjeksia popullore. Powered by Blogger.
RSS

KUR KLIKONI MBI NJE LINK TONIN JU LUTEM PRISNI 5 SEKONDA PASTAJ SHTYP BUTONIN "next o avanti" SIPER

..

Kujdes! Fëmija juaj mund të jetë alergjik ndaj qumështit


Alergjia ndaj qumështit zakonisht vihet re gjatë vitit të pare të jetës së femijes. Në këtë periudhë sistemi tretës nuk ka pjekurinë e duhur
Shenjat e alergjisë ndaj qumështit mund të shfaqen disa minuta apo disa orë pas konsumimit të qumështit, por shenjat më të rënda të kësaj alergjie shfaqen gjysëm ore ose një orë pas konsumit të tij.
Shenjat më të shpeshta janë skuqje, rënie të lëkurës, shqetësim në stomak dhe zorrë, të vjella dhe diarre. Megjithëse mund të shfaqet rrallë edhe hemoragjia në jashtëqitje është një nga shenjat e pakta të kësaj alergjie. Tek disa fëmijë të tjerë alergjia ndaj qumështit mund ta shfaqë veten me bllokim kronik të hundëve, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Pas marrjes së qumështit të lopes apo ndonjë produkti të qumështit mund të shfaqen shenja si fryerje, kruarje dhe rënie të lëkurës në trajtë urtikeri, por nuk përjashtohet mundësia e shkaktimit egzemës (sëmundje lëkure).
Nëse dyshoni se fëmija juaj është alergjik ndaj qumështit duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun specialist.
Nëse fëmija juaj nxihet menjëherë pas pirjes së qumështit, është i zbehtë dhe i lodhur, nëse në trup i shfaqen drecka, ka fryerje të menjëhershme të qafës dhe pjesës së kokës dhe nëse ka diarre me hemoragji duhet të shkoni menjëherë në urgjencë.
Në kurën e alegjisë ndaj qumështit në rradhë të parë hiqen qumeshti dhe produktet e tij nga dieta e nënës nëse fëmija ushqehet me gji. Nëse fëmija nuk ushqehet me gji atëherë duhet përdorur ushqim hipoalergjenik i formuar nga proteina të hidrolizuara. Nëse fëmija paraqet shenja alergjie gjatë periudhës së ushqimit shtesë atëherë hiqet qumeshti dhe produktet e tij nga dieta e femijes dhe analizohen shenjat e alergjisë nëse kanë përparuar apo jo.
Më vonë nën kontrollin e mjekut mund t’i jepet në sasi të vogla qumësht dhe produktet e tij dhe të analizohen edhe një here shenjat e alergjisë. Femijet alergjikë ndaj qumështit mbi moshën 1 vjeç duhet të qëndrojnë larg djathit, kosit, akullores dhe qumështit. Kjo mund të quhet qumësht soja por nuk duhet harruar se alergjia ndaj qumështit të lopes dhe alergjia ndaj qumështit soja mund të shfaqen përnjëherësh.
Në këtë rast pediatri juaj do t’ju ndihmojë të vendosni rreth zgjedhjes së qumështit të duhur. Ai mund t’ju japë dhe ilaçe antihistaminike në varësi të shkallës së alergjisë. Nëse fëmija juaj paraqet ankesa në lidhje me rrugët respiratore mund t’i jepen ilaçe kundër azmës.
Pjesa më e rëndësishme e kurës është heqja e qumështit dhe e produkteve të qumështit. Në shumicën e rasteve alergjia ndaj qumështit zgjat deri në 2 ose pesë vjeç.
Për të parandaluar alergjinë zgjidhja më e mirë është ushqyerja e femijes me gji deri në 4 ose 6 muajsh dhe nëse fillohet me ushqimin shtesë dhe nëna është alergjike ndaj qumështit atëherë duhen shtuar ngadalë dhe çdo 2 javë ushqimet shtesë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Sëmundjet e mëlçisë, ushqimet që i shkaktojnë dhe si kurohen



Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.

Forma e mëlçisë
Ajo përngjan me një prizëm triangular kënddrejtë, pa këndin e djathtë. Ka 5 sipërfaqe: të sipërme, të poshtme, të përparme, të pasme e të djathtë (anësore).
Këto ndahen nga njëra-tjetra nga “buzë” të lëmuara (përveç të poshtmes). Gjithashtu mëlçia ka 5 lobe, ku më i madhi është lobi i djathtë e më i vogli është lobi i majtë.
Në mes të sipërfaqes së saj (nga poshtë) është një fisurë (e çarë) ku kalon arteria hepatike e vena portale, ku kalon gjaku nëpër mëlçi, po ashtu aty ndodhen tubi i djathtë dhe i majtë i mëlçisë që mbajnë bilen që prodhohet në mëlçi.
Fshikëza e tëmthit është e ngjitur nën lobin e djathtë, lidhja e tij me mëlçinë është pak si komplekse për ju.
Sëmundjet e mëlçisë, ushqimet që i shkaktojnë dhe si kurohen
Pozicioni i mëlçisë
Ajo zë pjesën e djathtë/të sipërme të kavitetit të barkut. Nga lart takon diafragmën, rreth 4/5 e mëlçisë shtrihet në linjën e mesme të barkut, nga sipër mushkëria e majtë ja ka “hapur” pak vendin këtij organi mjaft të rëndësishëm.
Qëndron mbi veshkën e djathtë e gjendrën suprarenale, zorrën e trashë, duodenin e stomakun – e të gjitha këto “e mbajnë” – suportojnë mëlçinë (peshën e saj). Për ta mbajtur mëlçinë përdoren dhe 5 ligamente (në formë fije – a litari).
Funksionet e mëlçisë
Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.
Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën.
Përveç prodhimit të lëngut biliar këtu po jap shkurt funksionet e tjera të mëlçisë:
  1. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.
  2. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.
  3. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve (rruazat e kuqe).
  4. Prodhon heparinë (substancë-që mban gjakun “të holluar”) e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.
  5. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.
  6. Funksion detoksikues, pra neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
  7. Funksion rezervues – DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):
    • shndërron glukozën – në glikogjen.
    • kthen glikogjenin në glukozë.
  8. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.
  9. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.
  10. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.
Yndyra në mëlçi
  1. Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza (yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.
  2. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.
  3. Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.
  4. Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.
  5. Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
  6. Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.
  7. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.
  8. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
  9. Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute.
  10. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.
Çfarë është mëlçia yndyrore?
Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra.
Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit, pra në alkoolistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë.
Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.
Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh, nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
Mëlçia dhe sëmundjet e tjera
Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera.
Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.
Pse yndyrnat dëmtojnë?
Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre.
Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë.
Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet – si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.
Si duhet të mjekoheni
Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë.
Duhet bërë rënie në peshë, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli – kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit.
Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog (doktori i mëlçisë), i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të asteatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj.
Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, përfshirë dhe biopsinë e mëlçisë. /standard/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Vaji argan rregullon dhe përmirësoni pamjen e flokëve tuaja





Nxirret nga kokrra e drurit të arganit, i cili është me prejardhje nga Maroku. Aplikimi i tij është i ngjashëm me shumicën e vajrave tjerë.

Lëreni një lugë vaj në duar, fërkoni dhe aplikojeni në flokë duke filluar nga skalpi e deri te majat e flokut. Përdorni krehrin për shpërndarje të njëtrajtshme, nëse është e nevojshme. Mbështillni flokët në peshqir për një orë, shpërlani me ujë dhe shampon.
Acidet yndyrore e pranishme esenciale do ta forcojnë flokun tuaj duke rezultuar me më pak maje të çara dhe përveç kësaj, burimi i pasur me vitamina E do të ripërtërijë flokët e dëmtuara nga materiet e dëmshme. Po ashtu, vaji i payndyrshëm i arganit do t’ia shtojë shkëlqimin dhe lagështinë pa atë ndjenjën e pakëndshme të yndyrave.
Prandaj, nëse dëshironi të rregulloni dhe përmirësoni pamjen e flokëve tuaja, ndoshta nuk do të ishte keq të provoni një nga vajrat natyral ose përzierjen e vajit për flokët, në vend se të shpenzoni me siguri paratë e njëjta në produkte të ndryshme për flokë që janë të mbushura me kimikate, ndërsa të cilat në fund tregohen jo-efikase

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Humbni peshë me ndihmën e uthullës së mollës



Përparësi e veçantë e uthullës së mollës është fakti që ajo bazohet në bazat natyrale, të cilat nuk mund ta dëmtojnë organizmin e njeriut dhe kështu është një shtesë ideale e dietës, sepse nuk demton shendetin.

Konsumimi
Çdo mëngjes duhet që të përzini 2-3 lugë uthull në një gotë me ujë dhe ta konsumoni në lukth të zbrazët. Nëse ju pengon shija, në fakt nëse nuk mund ta toleroni shijen e fortë të uthullës, në gotë shtoni 1-2 lugë të vogla me mjaltë.
Efekti
Kur bëhet fjalë për dëshirën për humbje të peshës trupore ekzistojnë shumë faktorë, të cilët janë të rëndësishëm për efekt pozitiv, siç është për shembull kondicioni i trupit, i cili për një pjesë të madhe varet nga fakti se sa kilogramë të tepërt keni. Uthulla do të ndihmojë në shpërbërjen e dhjamit, pa pasur parasysh gjendjen në të cilën tani gjendet trupi juaj.
REZULTATET
Shumë njerëz në muajin e parë të konsumimit të uthullës së mollës ia kanë dalë që të humbin deri në pesë kilogramë, ndërsa më vonë kanë humbur më ngadalë peshë dhe kanë humbur deri në 15 kg për një vit. Procesi, natyrisht nuk përfundon brenda natës, kërkon durim dhe, natyrisht, aktivitet fizik pa të cilin tëhollimi zgjatë shumë më shumë dhe krijon rreziqe të veçanta.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Dieta per te luftuar te nxehtin veres


Per te luftuar te nxehtin verore duhet te ndihmoheni me ane te nje diete.  Nuk keni se cfare te beni por eshte ushqimi i sakte per te  ju lejuar te hidratoheni dhe sidomos te duroni temperaturat e larta , tipike te këtij sezoni te bukur.

Ushqime te lehta dhe hiperkalorike
Per te toleruar te nxehtin eshte e nevojshme per te ushqyer me ushqime te lehta. Ketu futen frutat e sezonit, zarzavate , peshku, sallata etj. Kurse ato qe nuk bejne mire jane produktet skuqura , lengjet me shume kalori , mishi i kuq , por gjithashtu dhe produktet pikante, sidomos nese doni te evitoni te djersiteni. Mbani mend  qe ne kete sezon duhet te reduktoni nevojat kalorike: organizmi ka nevoje te pakten rreth 300 kalori ne dite. Pini shume. Jane perfekte, cajrat, koncentratet e perimeve, frutat e shtrydhura, por dhe uji i thjeshte.

Te keni plot kripera minerale 
Duke i djersitur humbsni kripera minerale. Prandaj eshte e nevojshme qe ti zevendesoni me ane te ushqimit . Ne cfare emnyre? Sic thame me përpara eshte e nevojshme te konsumoni perime dhe fruta.. preferoni me shume frutat me shme uje , si bostani dhe pjepri. Pervec kësaj evitoni lengjet e gazuara si cola , sepse favorizojne humbjen e lengjeve. Ndaloni përdorimin e kafes dhe te pijeve alkoolike , qe tentojne t’ju djersisin shume dhe limitojne marrjen e proteinave.

Mos ekzagjeroni me sportin 

Me ardhjen e veres mund te beni pak sport, por nuk duhet te ekzagjeroni. 30 minuta ne dite ecjeje te shpejte, eshte nje menyre shume e mire per te stimuluat qarkullimin dhe te mbaheni ne forme. Me mire te caktoni oraret kur te beni sport : ne mengjes heret ose ne mbremje., per te evituar ditet e nxehta te dites. Gjithashtu , merrni me vete produkte me baze kriperash minerale ose nje banane, per te evituar ngecet  ose renien e sheqerit.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Kivi zhduk vitet nga fytyra!


Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lekures, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.
Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore,kalium, bakër, magnez dhe mangan.
Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret.Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojëshkurt, dhe shpëlajeni mirë

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Farat e lirit përshpejtojnë dobësimin


Farat e lirit janë burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë tretjen.
Shkencëtarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndet, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobësimin.
Shkencëtarët kanë konstatuar që acidet yndyrore poli-të-pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, mundësinë e dobësimit e rrisin për madje 37 për qind. Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndësishmet janë acidet yndyrore omega-S, fibrat dhe lignina.
Acidet yndyrore omega-S janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe do të rrisin mundësinë tuaj për t’u dobësuar.
Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, e njohur si lignina dhe atë në masë më të madhe se të gjitha ushqimet tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumtimeve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene.
Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose corn-flakes. Shmangni përpunimin termik të farave të lirit ose vajit të lirit sepse në këtë mënyrë veçoritë shërues e shkatërrohen në masë të madhe.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Mjalti ilaci mbi te gjitha bakteret


Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh, dhe ndihmon kundër gripit, kundër diarresë dhe qetësimit të stomakut
Eksperimentet e bëra në mjaltë kanë treguar se vetia e tij embytjes së baktereve (efekti bakteriocid) është dy herë më e madhe nëse mjalti zbutet me ujë.
Është vërtetuar se 1 kg mjaltë ka 3150 kalori, kurse gjatë ditës njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori.
Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend, mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin, nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë ndihmon kundër kapsllëkut, nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve, mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut dhe për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare



 Gjatë ditëve të nxehta verore nuk ka ushqim më të mirë sesa një sallatë e freskët me perime. Perimet janë të pasura me vitamine dhe minerale dhe janë aleat i shkëlqyer i shëndetit tuaj.


Kurse për ta bërë sallatën edhe më të shëndetshme dhe më të shijshme, shtoni edhe vaj ulliri.
Hulumtimi më i ri edhe një herë nxjerrë në pah të mirat e konsumimit të vajit të ullirit. Sipas studimit të ri, mjaftojnë vetëm dy lugë supe çdo ditë pothuajse për të përgjysmuar rrezikun nga vdekja e sëmundjeve kardiovaskulare.
Hulumtuesit spanjoll gjatë 13 viteve kishin studiuar shprehitë e të ushqyerit të 40.662 meshkrujve dhe femrave në moshë prej 29 – 69 vite. Qëllimi i tyre ishte që të zbulojnë se çfarë efekti ka vaji i ullirit mbi vdekshmërinë. Derisa ka zgjatur hulumtimi, kishin vdekur 2000 persona, prej të cilëve 956 kishin humbur jetën nga kanceri, kurse 416 si pasojë e sëmundjeve të zemrës.
Rezultatet e shpallura në American Journal of Clinical Nutrition, kishin treguar se viktimat e sëmundjeve të zemrës ishin personat të cilat më pak kishin konsumuar vajin e ullirit. Nga ana tjetër, tek ata që kishin konsumuar më tepër se 2 lugë supe vaj ulliri për çdo ditë, rreziku nga vdekja e shkaktuar nga problemet kardiovaskulare ishte më i ulët për 44%.
Hulumtimet e mëparshme kishin treguar se vaji i ullirit ndihmon edhe për zvogëlimin e rrezikut të sulmit në tru. 

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Lëngu i limonit dhe i portokallit parandalon gurët në veshka


Gurët në veshka krijohen si pasojë e mungesës në sasi të mjaftueshme të lëndëve që parandalojnë krijimin e gurëve në urinë dhe nga pasurimi i urinës me kripëra që i formojnë ato.
Ato shkaktojnë me dhimbje, gjak në urinë, infeksione të rrugëve urinare, temperaturë, përzierje dhe të vjella. Tek meshkujt shfaqen 3 herë më shumë se tek femrat dhe një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre është ushqyerja e pamjaftueshme dhe moskonsumimi i lëngjeve.
Konsumimi i lëngjeve minimizon mundësinë e krijimit të gurëve në veshka. Lëngu i limonit dhe i portokallit ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të gurëve në veshka për shkak të acidit nitrik që përmban. Ndërsa produktet e pasura me proteinë dhe kripë rrisin mundësinë e krijimit të gurëve.
Edhe ilaçet janë një faktor tjetër ndikues në shfaqjen e gurëve në veshka. Disa ilaçe që përmbajnë kalcium dhe sodium në kurimin e hipertensionit, rrisin mundësinë e krijimit të gurëve. Ndërsa ilaçet shkarkues të urinës në disa raste rrisin rrezikun e krijimit të gurëve e në disa raste të tjera e minimizojnë atë.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Vaji i bajames, armë e re kundër obezitetit dhe diabetit


Grupi i shkencëtarëve amerikanë, bazuar në hulumtimin e tyre mbi disa kavje, theksuan se vaji i përfituar nga farat e bajames ka efekt mbi disa mikroorganizma, që jetojnë në stomak.
Specialistët, transmeton TRT njoftimin, e përzien vajin e bajames me ushqimin e minjve obezë të laboratorit dhe konstatuan një rritje të ndjeshmërisë së kavjeve ndaj insulinës.
“Vaji i bajames pati efekt mbi 3 lloje mikroorganizmash, që jetojnë në stomakun e minjve. Por zhvillimi më pozitiv ishte se e njëjta mënyrë të ushqyeri nuk dha efekte të padëshiruara tek kavjet e dobëta”, theksuan shkencëtarët e Universitetit Misuri.
Hulumtimi i sipërcituar u publikua në faqen e internetit të revistës “Science Daily”.
Nga ana tjetër, ekspertë të Universitetit të Londrës paralajmëruan se popullsia mbipeshë dhe ajo obeze mund të shndërrohet në një kërcënim të madh për jetën në dekadat e ardhshme.
Rritja e madhe demografike ka vendosur nën presion rezervat aktuale ushqimore dhe në vitet e ardhshme situata mund të vazhdojë të përkeqësohet në mënyrë drastike, jo vetëm prej shtimit të popullatës, por edhe prej konsumimin të tepërt të ushqimeve.
Popullsia mbipeshë dhe obeze aktualisht ndikon në rritjen e çmimit të ushqimeve në mënyrë abuzive, duke rritur koston për njerëzit e varfër kryesisht në vendet të botës së tretë, por edhe më gjerë.
Nëse asgjë nuk do të bëhet në këtë drejtim, në vitin 2050 pritet që popullsia në tokë të jetë shtuar edhe me 2,3 miliardë njerëz, ndërsa obeziteti mund të jetë rritur deri disa herë më shumë.
Sipas përllogaritjeve, e gjithë popullsia mbi tokë peshon 287 milionë tonë, 15 milionë prej të cilëve si rezultat i mbipeshës dhe 3,5 milionë si rezultat i obezitetit.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se mesatarja e peshës në botë është rritur në 71 kilogramë, nga 62 që ishte deri disa vite më parë, ndërsa më shumë se gjysma e personave, që jetojnë në Evropë, si edhe 3/4 atyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mbipeshë.
Aktualisht vendet me popullsinë më të shëndoshë në botë janë SHBA-të, Kuvajti dhe Kroacia, ndërsa vendet me mesataren më të ulët janë Korea e Veriut, Burundi dhe Kamboxhia./yllpress/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

pse na duhet te perdorim vajin e peshkut






Është fakt se vaji i peshkut ndihmon lëkurën tonë të duket sa më e re, duke i dhëne asaj një pamje sa me natyrale.
 Është fakt se vaji i peshkut ndihmon lëkurën tonë të duket sa më e re, duke i dhëne asaj një pamje sa me natyrale.
Arsyeja kryesore se pse lëkura jonë ka nevojë për vajin e peshkut janë dy më të rëndësishme omega-3 dhe acidet yndyrorë EPA dhe DHA.

Vaji i peshkut ndihmon që lëkura të mbajë aknet nën kontroll.

Vaji i peshkut, gjithashtu ndihmon në përmisimin e elasticitetit të lëkurës, ngadalëson shenjat e plakjes si dhe e mban lëkurën në gjendje të shëndetshme, duke i dhënë asaj një pamje shumë të freskët.



Është vlerësuar se mbi 85% e popullsisë kanë mungesë të omeges-3, e cila vjen si pasojë e dietave, keq ushqyerjes, konsumimit të peshkut jo  të freskët.



Hulumtimet e fundit tregojnë se si vaji i peshkut ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dielli në këtë mënyrë ul rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës.

Përqendrimi i lartë i acideve yndyrore DHA është shumë i rëndësishëm pasi sigurojnë mbrojte të shëndetit si zemrës, trurit dhe lëkurës
.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Maskë me aspirina për një fytyrë të pastër dhe pa puçrra


 Keni dëgjuar për maskën me aspirina? Është një nga maskat më efektive për lëkurën tuaj. Kjo maskë është e lehtë dhe e përballueshme.

Aspirina përmban acid acetil salicitik, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj deri ne thellësi. Largon qelizat e vdekura nga lëkura, hap poret e lëkurës. Kjo është ajo që e bën lëkurën tuaj të ndihet më e butë dhe më e qetë.

Aspirina ka veti anti-inflamatore që e bën aspirinën unike dhe efektive në trajtimin e puçrrave dhe pikave të zeza.

Kujdes! Para se të aplikoni maskën në fytyrë lajeni fytyrën dhe qafen me ujë të freskët.





Por më e rëndësishmja: Mendoni pozitivisht dhe relaksohuni...

Përgatitja e maskës

Përbërësit:

1) 5-6 aspirina

2) disa pika uji



Përgatitja:

Thyejeni aspirinat në gjysma dhe i futni në një tas të vogël. Shtoni 4 pika uji të ngrohtë dhe shtypeni aspirinat me një lugë. Përhapeni butësisht në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Te sytë vendosni 2 feta kastraveci të freskët.

Mbajeni maskën për 15-20 minuta. Pastaj fërkojeni me ujë të ngrohtë  dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Lëkurë të shëndetshme...ujë dhe fruta





Romë, 9 qershor 2012, Mënyra e ushqyerjes ka një ndikim themelor në shëndetin dhe pamjen e lëkurës për të ruajtur ngjyrën e saj, tonin si dhe luftuar plakjen.

Një luftë e mirë kundër plakjes se lekures është portokalli, fruta me ngjyra dhe uji.

Sipas të dhënave të dala nga vëzhguesi i ushqyerjes “Grana Padano” në të cilin u analizuan sjelljet ushqimore të rreth 800 personave, mjekët sqaruan se një lëkurë e shëndetshme do të ishte nëse konsumohshin me fruta me ngjyra dhe vitamina të ndryshme, por gjithashtu vezë, qumësht dhe produktet e qumështit.

Ndër ushqimet më të rekomanduara janë karrota, kungulli, speca, kajsia, brokoli dhe spinaqi, raporton noa.al.

Studimi sugjeron se frutat duhet të konsumohen së paku dy herë në ditë të shoqëruara më ujë, dhe nëse ndiqet rregullisht kjo formë ushqyerje garanton një lëkurë të shëndetshme.

Lidhur me sasinë e ujit që duhet konsumuar thuhet se për femrat rekomandohet së paku 1 litër ujë ndërsa për meshkujt 1-2
.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Hudhra dhe kanceri


Hudhra është antibiotik i fuqishëm dhe pengues i shumë baktereve. Ajo gjithashtu ka veti të forta kundër kancerit. 
Në vitin 1957, hulumtuesit në Unversitetin Western Reserve kanë përdorur në enzimën nga hudhra (alliinase) për të parandaluar rritjen e sarkomës në një mi të Zvicrës duke aktivizuar disa komponente kimike të këtyre qelizave të tumorit të quajtura komponentë sulfhidrile. 
Një studim i shkëlqyeshëm mbi hudhrën është bërë në Kinë me ç’rast janë marrë 11 elefantë që vuanin nga meningjiti cryptococcal, i cili zakonisht është vdekjeprurës. Që të 11 elefantët ishin trajtuar dhe shëruar me sukses pas disa javësh me terapi të hudhrës. Doktorët kishin konstatuar se hudhra është terapia më e mirë për zvogëlimin e ftohjeve të përkohshme, etheve me gradë të ultë, kokëdhembje, përzierje-neveri, mundim (nausea), vjellje dhe dhimbje e shoqëruar me këtë sëmundje.  
Nga studimet e pavarura të bëra në Japoni dhe Rumani është vërë në dukje se hudhra është mjaft efikase në mbrojten e organizmit nga virusi i gripit.  
B. L., M.D., Ph.D., profesor i  mikrobiologjisë i Fakultetit të Mjekësisë LOma Linda, ka gjetur se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngritur–përforcuar në mënyrë të shkëlqyeshme aftësinë e luftimit të linjes së qelizave të fagocit të madh. Fagocët e mëdhenj janë pjesë e rëndësishme e sistemit imun mbrojtës të trupit. 
Studimet tjera nga shkencëtarët  nëpër botë kanë treguar se hudhra është njëra nga veprat më të mira në arsenalin e ilaçeve natyrale kundër kancerit. Hulumtuesit japonezë nga Kjoto pohojnë se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë kanë ngulfatur fazën e parë të paraqitjes së tumorit në dy faza te kanceri në lëkurë të një miu.  
Shkencëtarët nga Institutit Nacional i Kancerit dhe Shoqata Amerikane e Kancerit kanë publikuar një revistë lidhur me vetit e mrekullueshme të hudhrës kundër kancerit. 
Studimet tjera kanë vënë në dukje se hudhra është efikase në parandalimin dhe trajtimin e kancerit në gji, stomak, zorrën trashë, fshikëz dhe lekurë. 

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Hudhra


Sipas Qendrës Informative të Hudhrës (Angli), antraksi është shumë i ndieshëm ndaj hudhrës. Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Ajo gjithashtu posedon spektër të gjërë bateriostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteriet.
Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër virusave, fungive(këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Më tepër se 1,800 studime shkencore japin të dhëna për kompleksitetin kemikal të hudhrave që deshmojn për rolet në parandalim apo trajtimin e sëmundjeve.
Se paku 200 komponente janë identifikuar në thelba të hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, koper, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina (cilado nga grupet e substancave të mëdha duke përfshirë anthocyanins) dhe 8 amoniacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale. Shumica e këtyre mikroushqyesëve (substanca si vitamina ose minerale esenciale në sasi të vogla për rritje si duhet dhe metabolizëm të organizmit të gjallë) që i kontribuojnë imunitetit anipse sasia e thelbave të hudhrave do të jetë e vogël.
Para se të zbuloheshin dhe zhvilloheshin vaksinat kundër polio-s, hudhra përdorej me sukses si një profilaktik. Hudhra ka veti të shkëlqyeshme antibakteriale dhe antimikrobiale dhe një numër i studimeve kanë vënë në dukje se ajo ka përfshi një spektër më të gjërë te fuqive baktercidiale se sa penicilini.
Një miligram i komponentës së saj aktive kryesore, allicin, përmban një fuqi ekuivalente antibakteriale të 15 njësive standarde të penicilinat.  Ajo është efektive gjithashtu edhe kundër infektime të fungusit, duke përfshirë “kandida” (këpurdhën e majas së birrave), e cila është shkaktare për shumë raste të vaginitisit.
Hudhra ishte konstatuar si antibiotik më i fuqishëm se penicilini, ampicilini, deksocilini, streptomicini dhe cefaleksini, se disa nga ilaqet antibiotike të përdorura për trajtominin e antraksit
Në vitin 1941, hulumtuesit kanë raportuar se disa solucione zbutëse të allicinit (një pjesë 125,00) kanë penguar rritjen e 15 llojeve të batereve, duke përfshirë pezmatimin e stafilokokut  streptokokut, dhe Shigell-ës (bakterie në trajtë shufre që shkakton dizenterinë) si dhe vibrio kolerae (bakteri në trajtë kllape që shakton kolerën). Një koncentrim allicini pak më i fortë ishte fektiv kundër të gjithë 15 llojeve.
Studiuesit në Universitetine Dakës , Bangladesh, kanë treguar se hudhra i ka shëruar llojet e infektimeve me baktereve  të Shingellës te lepujt (të cilat shkaktojnë diarrenë e rëndë) në tri ditë, krahasuar me lepurushat e pa trajtuara që vdesin në dy ditë. Është konstatuar se hudhra ka demonstruar një aktivitet antibakterial kundër llojeve tjera të Shingellës dhe kundër pezmatimeve që prodhojnë toksik si E. Coli.
-Dr. Farban dhe Barnett nga Fakulteti i Mjekësisë të Universiteti Boston, kanë përgatitur ekstrakt nga hudhra të freskëta dhe i kanë futur në inkubacion me 14 bakterie, duke përfshirë E. Coli, Haemophilus,influenzae, Klebsiella pneumoniae, Pseudomonas aeruginosa, staphylococcus aureus, Streptococcus Group A dhe Streptococcus pneumoniae.Është vërejtur se lëngu i hudhrës ka ndaluar zhvillimin e 14 llojeve të baktereve. Langu i hudhrës madje ka qenë i suksesshëm edhe kundër resistantëve anibiotik S. Aureus, që momentalisht është bakteria më e rrezikshme antibiotike-restante në spitale.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

FAKTET MBI MJALTËN DHE KANELLËN



Mjalti ka perdorim te gjer, Ja një kombinim te tij me një bime (levore te drurit)



Kanella – bar uróvi 

Cinnamonum zeylanicum (kanella e vërtetë apo kanella e Cejlonit)

Cinnamomun cassia. 



Është konstatuar se përzierja e mjaltës me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalta është prodhuar në shumë vende të botës. Weekly World News revistë në Kanadë, në numrin e saj të datës 17 janar 1995 ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Përëndimit.

SËMUNDJET E ZEMRËS: 

Përgatite një qull nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me te apo flegra të bukës, apo lloj tjetër buke, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes (kafjall). Ajo zvogëlon kolestorolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër.Poashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçet të përmendur më lartë normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës.

 Në Amerikë dhe Kanada, shtëpia të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se  pasi që arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalta dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat  e tilla.

ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

INFEKTIME TË FSHIKZËS:

Merri dy lugë ushqimi me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar–të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).

 DHIMBJE DHËMBI:

Përgatite një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe veji në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.


KOLESTOROLI:

Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr. ose perafersisht 0.5 L) në ujë çaji, ti jepet pacientit që vuan – e ka të rritur kolestorolin, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolestorolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit , nëse merret-përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolestoroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur mjalta e pastë që merret me ushqim shkakton zvogëlimin e ankesave nga kolestoroli.

FTOHJET: 

Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do ti pastrojë sinuset.

DHIMBJET E BARKUT:

Mjalta kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-ithatët që nga rrënjët.


GAZËRAT: Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japan, është konstatuar se, nëse mjalta mirret me pluhur kanelle barku pastrohet prej gazrave.

SISTEMI IMUN:

Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalta përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltës i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.


 DISPEPSIA-MOSTRETJA:

Pluhuri i kanellës i spërkatur në nje lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tretë ushqimet më të rënda.


 MOSMPLAKJA   (MPLAKJA E NGADALËSHME): 

Çaji i përbërë nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur. 

PUÇËRRAT:

Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht,  ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

INFEKTIME TË LËKURËS:

Përdorimi i mjaltës dhe pluhurin e kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringworm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

HUMBJA E PESHËS:

Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli në stomakun zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pij  mjaltë dhe pluhur të vluar në një gotë uji.

Nëse këtë e përdorë rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të trashur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

KANCERI:

Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad  të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji
pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh




LODHJA:

Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibil. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret n[ një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas ditë, kur vitaliteti i trupit fillon të bie, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

 

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

Ilaçet dhe bimët mjekësore që shërojnë të gjitha sëmundjet


Për sëmundje të shumta në trupin e njeriut si p.sh., obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, forma të ndryshme
tumorale, etj; shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjitha këto sqarohen në suplementin e fundjavës në “Tirana Observer”, me receta të dobishme për të siguruar shëndet dhe jetëgjatësi. Mund të merrni përgjigje për shumë nga pyetjet që çdokujt mund t’i lindin në jetën e përditshme, siç janë roli dhe funksioni i yndyrnave, proteinave, vitaminave, çfarë është një dietë e shëndetshme, dhe për shumë elemente të tjera të rëndësishme që përbëjnë atë që quhet një ushqyerje e shëndetshme. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë organet jetësore dhe për t’i ndihmuar ato të funksionojnë sa më mirë, duke shmangur problemet e ndryshme shëndetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për organizmin. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Cilat bimë kurojnë aneminë, sëmundjet e zemrës. Një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë. Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e zemrës, stomakut, aparatit tretës, gripit. Si të luftoni kancerin, diabetin e shumë shqetësime të tjera me fruta dhe perime. Si të shmangni sëmundjet e ndryshme, cila është strategjia e duhur për një jetë të shëndetshme. Cilat janë recetat më të fundit të rekomanduara nga mjekët për të qenë të shëndetshëm. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni këshilla dhe receta për të luftuar çdo sëmundje që ju shqetëson.
Ilaçet Popullore kundër anemisë
Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Në numrin e këtij suplementi, janë përzgjedhur disa nga ushqimet bazë të cilat luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.
HURMA
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat. Tezë kjo e cila hedh poshtë faktin e hurmat bëjnë mirë vetëm për gjëndrat tiroide. Pasi ato janë shumë të domosdoshme të konsumohen nga të gjithë ata që kanë probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangësira si në rastin e anemikëve.
KAROTA
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.
RREPA E KUQE
Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, sipas Mjekësisë Popullore duket të jetë edhe rroga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.
GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm. Është një nga bazat kryesorë të Mjekisë Popullore.
LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.
FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gram karafil dhe 100 gram mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
FARAT E ZEZA
Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Por farat e zeza u bëjnë mirë edhe anemike. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)
Bimët mjekësore që përdoren për mjekim
Aloa Vera
Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.
Kopra
Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.
Trumëza
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.
Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.
Mendra
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.
Lëngu i Kulfimës
Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.
Kakaoja mbron nga sëmundjet e zemrës
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.
Kakao kuron:
1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2-Është antidepresive
3-Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesën
Fiku
Të gjithë të dhënat e mjekësisë popullore arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.
Molla
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re,domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Sipas Mjekisë Popullore ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pasha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.
Banania
Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat.
Kajsia
Ky mund të quhet edhe si futi çudibërës, për Mjekësisë Popullore. Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi I kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.
Vishnja
Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e Mjekisë Popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.
Qitro
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Mjekësia Popullore tregon se ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.
Portokalli
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.
Mandarina
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.
Rrushi
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.
Pjepri
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.
Qershia
Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Dardha
Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.
Speci
Për Mjekësinë Popullore, ky perim duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e flokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër nëpërmjet specat mund të zgjidhin edhe problemet e atyre që i kanë thonjtë e dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.
Brokoli
Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, për të Urtët Popullorë, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.
Llahanaja
Është një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Libra të tërë të Mjekësisë Popullore tregojnë se nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumimin të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.
Karota
Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të gjitha organeve të njeriut.
Kastraveci
Jo më kot, që në epokën primitive, kohë kur ende nuk kishin dalë kremrat dhe produktet e paketuara të cilat ndihmonin në “zhdukjen” e syve të plakur, të enjtur dhe të rrudhur. Edhe në ditët e sotme, përdorimi i kastravecit, duket të ketë të njëjtat veti çudibërëse. Mjekësia Popullore vërteton se ky produkt bën të numri në rinimin e muskujve të lëkurës, si dhe i jep elasticitet qelizave.
Hudhra
Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës, nga të gjitha grupmoshat.
Ananasi
Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen. Është e këshillueshme që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuar në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve te tjera.
Bananet
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë Cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “y deri tre banane ne dite janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet këtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.
Dardha
Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Ato ulin sasinë e yndyrnave në gjak,ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterolit në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr.Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat. Gjithashtu, dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundër osteoporozës, që shkaktohet si rrjedhim i mungesës së këtij minerali, të gjendur te dardha. Ky frut është i dobishëm dhe për trurin. Dardha para ngrënies ashtu si molla nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.
Peshku
Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.
Qumështi
Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Me gjithë vlerat e mëdha që ka qumështi, përsëri i rekomandueshëm është përdorimi i qumështit me yndyrë të reduktuar. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Në kohët e sotme ekziston mundësia e një qumështi me yndyrë të reduktuar. Qumështi është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.
Kosi
Nëse dikush do t´iu ofronte një luge me mikroorganizma të gjallë për të ngrënë, natyrisht që gjithkush s´do të pranonte. Por çfarë do të bënit nëse kjo gjë do të sillte të mira në shëndetin tuaj? Miliona njerëz e bëjnë këtë gjë duke ngrënë, organizma të vegjël të gjallë nëpërmjet kosit. Sipas studiuesve janë pikërisht këta mikroorganizma që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulçerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.
Misri
Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Në jug të Dakotës në ShBA, popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin “Festa e Misrit” ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misër. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Ai përmban një lloj vitamine B (Thiaminë) që është e domosdoshme për njeriun.Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Birra
“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj. Një tjetër efekt pozitiv i birrës është pikërisht veprimi antioksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozës. Pra, mbron më mirë se aspirina. Nëse e pirë në mënyrë të moderuar nënkupton deri në 2 gota në ditë nga 20Çl secila, në mënyrë të rregullt nënkupton pirjen e birrës gjatë vakteve dhe aplikimin e kësaj doze çdo ditë.
Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe në rastin e problemeve me jashtëqitjen. Kujdes duhet treguar në përdorimin e mjaltit nga foshnjat. Në ndryshim nga fëmijët e vegjël dhe të rriturit, foshnjat nuk mund të përballojnë tretjen në mënyrë optimale të tij. Mjalti ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri, 300 gram sheqer mund të krahasohen me 250 gram mjaltë.
5 të mirat e rrepave
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe betainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. Mjekësia Popullore vë theksin tek domosdoshmëria e kësaj perimeje, madje këshillohet të gjithë amvisat që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.
1-Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
2-Rindërtojnë arteriet
3-Ruajnë nivelin e gjakut
4-Ndihmojnë anemikët
5-Përmbajnë vitamina të ndryshme
5 mënyrat e konsumimit të lakrës
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia Popullore ne Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se ky është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
1-Përmban 22 kalori
2-Stimulon enzimat në organizëm
3-Reduktojnë rrezikun e kancerit
4-Rekomandohet lakra e zier
5-Nuk këshillohet në turshi
Gujava
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal, si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.
1-Përmban 688 potasium
2-Në përbërjen e tij ka domate dhe limon
3-Një gotë lëng nga ky frut, e barabartë me një banane
4-Përmban sasi të vogël acidesh
5-Shmang kancerit e prostatës
Lakra zvicerane
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
1-Ka formën e gjethes së lakrës
2-Përmban lëndë të nevojshme për organizmin
3-Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë
4-Përmban betakaroteni
5-Përmban kimikate që mbrojnë retinën e syrit
Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
1-Ndihmon meshkujt për problemet me stomakun
2-Ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak
3-Ndihmon në sëmundjet e zemrës
4-Të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë kanellë për 6 javë
5-Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin e keq
Purslana
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur
2-Purslana përmban Omega-3
3-E dobishme për sëmundjet e zemrës
4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina
5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene
Shega
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
1-Mbron nga kanceri i prostatës
2-Rregullojnë sistemin sistolik
3-Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut
4-Përmban vitaminën C
5-Shton rezervat e vitaminave në organizëm
Farat e frutave
Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
1-Farat i mbijetojnë kohës
2-Ato mund të përpunohen dhe konservohen
3-Përmbajnë antioksidantë
4-Reduktojnë nivelin e insulinës rezistente
5-Parandalojnë shfaqjen e diabetit
Kumbulla e thatë
Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.
1-Përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik
2-Janë efektivë kundër “radikalit superoksid anion”
3-Luftojnë kancerin
4-Rigjeneron qelizat e dëmtuara
5-I reziston kohës
Fara kungulli
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.
1-Përmbajnë magnez
2-Shmangin vdekjen e hershme
3-Lëvorja e tyre ju siguron fibrën
4-Është mirë të hahen me gjithë lëvore
5-Janë të shëndetshme për zemrë

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

SHPERNDAJ

PERMBAJTJA