mjeksia popullore. Powered by Blogger.
RSS

KUR KLIKONI MBI NJE LINK TONIN JU LUTEM PRISNI 5 SEKONDA PASTAJ SHTYP BUTONIN "next o avanti" SIPER

..

s

Tiroidet: mënyra te ndryshme popullore për ti kuruar



Frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat, vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Këto dhe të tjera, në numrin e sotëm, në një suplement prej gjashtë faqesh. Disa nga sëmundjet më të shpeshta në vendit tonë janë edhe çrregullimet e gjëndrës tiroide.
 
Kjo gjëndër ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture me dy krahë, që mbështillen rreth trakesë. Funksioni i vetëm i tiroides është të prodhojë hormonet e tiroides, të cilat kanë ndikim pothuajse në të gjithë indet e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor.
Pra, funksioni i tiroides është të rregullojë metabolizmin e trupit. Zmadhimi i tiroide, kjo sëmundje e njohur si gusha, është e përhapur në gjithë vendin tonë. Shkaku parësor i rritjes së gjëndrës tiroide është pamjaftueshmëria e jodit. Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Por shumë prej sëmundjeve tw tiroides mund të parandalohen vetëm duke ndjekur disa këshilla të thjeshta. “Tirana Observer” sot publikon këshillat më të fundit nga shkenca mjekësore për shfaqjen e tiroideve dhe si t’i parandalojmë ato. Në këtë suplement janë përmbledhur disa rregulla mbi mënyrat sesi mund të shtrojmë një tavolinë të pasur në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një menu të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme. Por cilat janë frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat popullore. Vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave.
Kur gjëndra prodhon më pak apo më shumë hormone se sasia normale. Pamjaftueshmëria e jodit shkak për rritjes së gjëndrës tiroide. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e sotëm prej pesë faqesh, për t’u mbrojtur nga shfaqja e gjëndrave dhe çrregullimi i funksionit të tiroideve. Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh këshillat më të fundit që japin dietologëve, që nëse çdokush do t’i zbatojë do të ketë jetë të gjatë e të shëndetshme.
Frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat, vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Këto dhe të tjera, këshillat për të parandaluar shqetësimet.Si të mos keni probleme me gjëndrat tiroide, si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Karakteristikat e tyre të veçanta, si dhe rekomandimet më të fundit nga mjekët.Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të parandaluar sëmundjet e tiroideve. Mungesa dhe tepria e jodit, ndikimi tek gjëndrat. Recetat që japin mjekët për të shmangur efektet e stresit. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Për një jetë sa më të shëndetshme, do të gjeni këshillat më të dobishme për të parandaluar dhe luftuar shfaqjen e gjëndrave tiroide.


Bimët që kurojnë gjëndrat tiroide

Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër.

Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi:

Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes.Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.


Frashëri i bardhë

Zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.


Gusha

Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.
Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi
Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.


Gjemb gomari 

Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose bari i bletës
Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.


Struma

Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. Gjëndrat mund të zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht.
Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Në këtë rast personat që preken shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata që jetojnë në zona malore zakonisht preken nga gjëndrat tiroide me mungesë jodi. Ndërsa ata që jetojnë në zonat bregdetare preken nga sëmundja me tepricë të jodit. Por ka dhe raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.


Mbiprodhimi i tiroides dhe simptomat

Gjëndra e tiroides është e prirur për probleme të shumta, të dukshme, ku disa prej tyre janë shumë të zakonshme. Një nga këto çrregullime të funksionit të saj është prodhimi i tepërt apo i pakët i hormonit. Tjetër është rritja e volumit të tiroides, duke shkaktuar shtypjen e strukturave të qafës. Po kështu, një tjetër problem është edhe formimi i kokrrave (lobujve), të cilat janë shqetësuese për praninë e kancerit në një pjesë të tyre. Prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides quhet hyperthyroze dhe kjo lloj sëmundje ka disa shenja. Pacientet ndiejnë të rrahura të shpeshta të zemrës, edhe kur ndodhen në gjendje qetësie. Kanë humbje të peshës trupore, këputje të theksuar, dobësi, nuk mund të durojnë temperaturat e larta, gjumë të çrregullt, theksim dhe dalja e kokërdhokëve të syve, etj.


Neneprodhimi i hormoneve nga gjëndra tiroide

Kur gjëndrat tiroide prodhojnë më pak hormone sesa sasia normale, ndodh ai proces që quhet hypothyrozë. Edhe ky çrregullim i funksionit dhe prodhimit të hormoneve nga tiroidja shoqërohet nga simptomat përkatëse. Por kjo sëmundje e tiroides mund të jetë e pranishme të pacienti disa vjen para se të diagnostikohet. Hypothyroza shfaqet zakonisht te femrat gjatë periudhës së shtatzënisë. Simptomat kryesore janë lëkura shumë e thatë, ndërkohë që personi ndjen gjithmonë ftohtë. Ka një fytyrë të fryrë dhe buhatje të mukozave të laringut, që sjell trashje të zërit. Po kështu, vihet re lodhje fizike dhe tek femrat çrregullim të ciklit menstrual. Shenja ta tjera janë kapsllëk, rënie të flokëve, yndyra të larta në gjak dhe të rrahura të ulëta të zemrës.
Stina e dimrit shton rrezikun e tiroides
Shfaqja e nënprodhimit të tiroides mund të jetë edhe e kushtëzuar nga stina dhe temperatura. Kështu, periudha e dimrit prek me shume ata persona, te cilët kanë mungese të jodit. Pra gjëndrat e tyre tiroide prodhojnë me pak jod nga sasia që kërkon trupi. Në këtë periudhë këta persona kanë shumë ftohtë, vishen shumë trashë, janë si të lodhur. Po kështu flasin ngadalë, veprojnë si të mefshtë, veprojnë si të mërzitur, u trashet zëri, lëkurën e kanë të ashpër dhe të thatë, pa djersë. Kurse për sa i përket grupmoshës më të prekur janë të moshuarit dhe gratë pas shfaqjes së menopauzës. Është e këshillueshme që këto grupmosha t’i drejtohen mjekut për një vizitë, për të kuptuar nëse janë të prekur nga kjo sëmundje. Pasi hypothyroza nuk shfaqet që në fillesat e saj, edhe pse mund te jetë e pranishme.

Tiroidet, këshillat për t’i kuruar 

Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve. Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, për shembull, rënie në peshë apo gulçim. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku.

Mbifunksionimi i gjëndrave

Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi. Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin. Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet. Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa ç’rregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.
 Femrat më të prekura se meshkujt 
Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.
Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:
- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës.
- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit.
- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë
- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor.
- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.
- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim.
- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.
Jodi shkak për gjëndrën e tiroides
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një lobi të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.
Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën
Kushdo ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.
Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide
Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Deficiencës Jodike. Gusha apo struma është një shfaqje e zakonshme në kushtet e vendit tonë dhe nga ana tjetër ajo mund të jetë e pranishme në shumë sëmundje të gjëndrës tiroide, që nga shtimi dhe pakësimi i funksionit deri te mahisjet dhe tumoret e saj.
Mungesa e jodit në dietë shkak për tiroiden
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një lobi të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.
Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja
Negativisht ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste, ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
Grupmoshat më të prekura
Gusha shfaqet me tepër tek femrat në adoleshencë dhe gjatë shtatzënisë, për arsye fiziologjike. Organizimi i tyre ka më tepër nevojë për jod, i cili merret nëpërmjet ushqimit dhe ujit të pijshëm. Fëmijët që kanë struma, nga disa studime rezulton se inteligjenca dhe rezistenca e tyre është më e ulët se e moshatarëve të tyre. Organizimi mund të ketë nevojë për më shumë hormone disa herë, sidomos gjatë pubertetit apo gjatë shtatzënisë. Këto hormone duhen marrë edhe gjatë shtatzënisë, sepse nuk e dëmtojnë embrionin (fetusin). Megjithatë kjo praktikë është e gabuar sepse nuk bazohet në baza shkencore. Nëse një person ndjen shqetësime është e rekomanduar që ti drejtohet mjekut dhe të ndjekë këshillat e duhura.
Nga shkaktohet tiroidja 
Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.
Simptomat me të cilat shoqërohet shfaqja e tiroides:
- Muskuj të lodhur.
- Personi nuk qetësohet dhe relaksohet.
- Depresioni, ankthi dhe mërzi.
- Trupi humbet energjinë trupore.
- Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal.
- Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti.
- Lëkura, sytë, veshët, thonjtë; shfaqin probleme.
Vaji i arrave të kokosit redukton problemet e tiroides 
Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Gusha mund të shfaqet gjatë shtatzënive 
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një pjese të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod, kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive. Shumë amerikanë vuajnë nga simptoma të tilla, siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta koke, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që të thyhen, probleme me dëgjimin, si dhe probleme me mbipeshën. Shkaktarët e tiroides Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer, luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides.
Sëmundjet e tjera që shkakton tiroidja 
Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj, si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore. Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja Negativisht te tiroidja ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë. Kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë.
Tiroidet, trashëgimia
Tiroidet ndodh shpesh të jenë një sëmundje e trashëgueshme nga nëna tek djali dhe nga babai tek vajza. Sipas mjekëve ende nuk dihet se përse kalimin gjenetik është i tillë por të gjitha rastet kanë treguar se kryqëzimi i sëmundjes ndodh pikërisht kështu. Gjëndra tiroidale, që ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet në pjesën e përparme të qafës, menjëherë nën gurmaz. Detyra kryesore e kësaj gjëndre është ngacmimi e metabolizmit në trup. Ky ngacmim ngjet përmes hormonesh, që krijohen në gjëndrën tiroidale dhe që quhen tiroksinë, T4 dhe trijodtironinë, T3. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: Të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, çrregullime të të përmuajshmeve të grave (menstruacioneve), për shkak të çrregullimit të balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë.
Evito problemet me gjëndrën tiroide 
Virozat nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bëhet vonë, kur tashmë sëmundja ka avancuar. Gjatë luhatjeve të temperaturave dhe sidomos ditëve të ftohta dhe me lagështi, probleme me gjëndrën tiroide, veçse këto më tepër se me funksionin e kësaj gjëndre, lidhen me infeksione të ndryshme që mund të shfaqen në të. Gjëndra tiroide si çdo organ tjetër i organizmit mund të ndodhë të “sulmohet” nga agjentë të ndryshëm virusalë ose mikrobialë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve nga më të ndryshmet. Për pasojë ajo mund të preket. Duke qenë se këta agjentë janë “më të fortë” gjatë stinëve të ftohta dhe me lagështi ndodh që këto infeksione që prekin tiroiden të jenë mjaft të pranishme në këtë periudhë.
Ankesat që shfaqin të sëmurët
Zakonisht sëmundja fillon me shenja të përgjithshme, të ngjashme me ato të një gripi. Sëmundja mund të nisë me ethe, dobësi të theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesë oreksi. Në këtë kohë pacienti mund të ndjejë dhimbje të lokalizuara mbi vetë gjëndrën tiroide, por shpesh ato përhapen në drejtim të nofullës ose veshit. Në disa mund të shfaqet vështirësi në gëlltitje. Por mund të ndodhë që gjëndra tiroide dhe muskujt e gjëndrave limfatike të qafës të rriten në volum si pasojë e procesit inflamator.
Ndërlikimet që sjell mosfunksionimi i tiroides
Nëse nuk trajtohet në kohë kjo sëmundje, mund të ndodhë një ulje e funksionit të tiroides, po ashtu ulje e normës së prodhimit të hormoneve të saj. Kapja e jodit radioaktiv paraqitet më e pakët, niveli i TSH (hormonit thyreo-stimulues) mund të jetë në nivele më të larta sesa norma. Të gjitha këto ndryshime sjellin dhe ndërlikime më serioze në organizëm që duan kohë të trajtohen. Përveç kësaj ndodh shpesh që personat të cilët bëjnë infeksione të tiroides kanë edhe probleme të infeksioneve kronike siç janë: tonsilitet kronikë, faringitet, infeksione të mishrave të dhëmbëve, sinusite, etj.
Parandalimi i shqetësimeve
Parandalim të mirëfilltë nuk ka, por gjithsesi ne rekomandojnë një sërë masash që konsistojnë në forcimin e sistemit imunitar, sepse është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga “sulmi” i mikrobeve patogjene. Po ashtu këshillohet që çdo simptomë të merret në konsideratë, pasi në këtë mënyrë mund të parandalohen ndërlikimet, të cilat duan kohë të trajtohen.
Çfarë mund të përdoret për mjekim? 
Nëse infeksioni i gjëndrës tiroide (thyroiditit), kapet shpejt dhe në kohë, është i thjeshtë. Fillimisht mund të përdoren medikamente për të qetësuar dhimbjet, temperaturën dhe dobësinë e përgjithshme. Pra trajtimi është sintomatik, në varësi të shenjave dhe shqetësimeve që shfaqen. Përdoret mjekim antiinflamator dhe në disa raste kur prekja e gjëndrës tiroide është më e shprehur mund të përdoren kortizonikët, të cilët kanë efekt mjaft të mirë si për të shuar procesin inflamator, ashtu edhe për të shkurtuar ecurinë e sëmundjes. Të sëmurët që kalojnë thyroiditë duhet të qëndrojnë për disa kohë nën kontroll mjekësor për të kapur ose parandaluar ndonjë zbulim të formave të tjera të thyroiditit ose ajo çka duhet pasur parasysh, është instalimi i një hypothyroze.
Tiroidja, si ta mbrojmë nga temperaturat e ulëta 
Ulja e temperaturave është një nga faktorët kryesorë, që ndikon në acarimin e gjëndrës tiroide. Kjo është me e dukshme tek ata pacientë, të cilët kanë pamjaftueshmëri jodi. Për të evituar gjithë këto probleme mjekët tregojnë të gjitha këshillat që duhet të ndiqen nga pacientët. Patjetër, periudhat e ftohta të vitit shoqërohen me ndryshime të mëdha, si në funksionin e gjëndrës normale të tiroides. Por më shumë këto temperatura të ulëta kanë ndikim negativ apo pozitiv në sëmundje të ndryshme të saj. Ndaj, është shumë e rëndësishme, që pacientët e prekur nga këto sëmundje të kenë parasysh disa këshilla që “dimërimin” e tiroides të kalojnë sa më të qetë. Dihet që në kushte normale gjëndrat tiroide prodhojnë një hormon, që është i domosdoshëm për përpunimin dhe djegien e ushqimeve dhe kthimin në energji. Kjo energji është shumë e nevojshme për organizimin, por të përshtatet me temperaturat e jashtme të ambientit. Temperaturat e ftohta rrisin nevojat e organizimit për hormone të tiroides, kështu, kur ju po e merrni me mjekim nga jashtë këtë hormon, për shembull LetroClevothyosin (medikament), duhet të matet TSH (hormoni që stimulon gjëndrën tiroide). Analiza nevojitet për të kuptuar që doza qe ju po merrni është e mjaftueshme apo duhet të rritet apo pakësohet shpesh. Mjekët në këtë periudhë, kur ulen temperaturat, këshillojnë një rritje të lehte të dozave të medikamenteve.
Ushqimet që duhet të përdoren dhe cilat jo
Ajo që këshillohet është marrja e sa më pak sheqeri gjatë ngrënies. Marrja e sheqerit në produkte të ndryshme si: çokollata, pasta, kek, etj; është pare që ndikon negativisht në shumë funksione të organizmit. Rrit peshën, shton rrezikun për diabet, përkeqëson sëmundjet e tjera si alergjike dhe depresive dhe ato imune. Ajo që këshillohet është marrja e sheqerit nëpërmjet frutave. Një tjetër këshillë do të ishte edhe ajo e marrjes së lëngjeve, vitaminave dhe kripërave minerale, që merren nëpërmjet tyre, dhe janë të domosdoshme dhe në këtë sezon. Sasia e lëngjeve duhet të jetë konstante në organizëm. Ndërkohë që këshillohet që të sëmurët të mos marrin ushqime të thata, por të ushqehen me supa, gjellë me lëng, bulmet, perime dhe fruta të stinës. Mishi dhe peshku iu rekomandohen në sasi të kufizuar, pa dhjamë dhe jo i skuqur.
Tiroidja shkakton probleme edhe me sytë 
Përveç problemeve të mësipërme, tiroidja shkakton probleme edhe me sytë. Kjo haset në rreth 1/4 e këtyre pacientëve. Ndryshimet në sytë e të sëmurëve me Hipertyreosis kanë veçoritë e tyre dhe variojnë nga format e saj të lehta e të mesme deri në dëmtime të rënda me dalje të kokërdhokëve jashtë, me ënjtje të kapakëve, skuqje, lotim, dhimbje me ndjenjën e rërës në sy, me vështrim të dyzuar të objekteve dhe deri në ulçeracion të kornesë nga pamundësia e kapakëve për të mbuluar dhe për të siguruar lagështinë e nevojshme të kokërdhokëve.
Sytë e këtyre të sëmurëve, dhe po të ushtrohet presion mbi ta, nuk shkojnë në pozicionin e tyre normal si pasojë e trashjes së muskulit të syrit dhe i grumbullimit të yndyrave në pjesën e prapme të tij. Ecuria e mëtejshme e këtij çrregullimi kur ai është prezent është e pavarur nga ecuria e sëmundjes së tiroides, prandaj dhe trajtimi i tij kërkon një qëndrim të veçantë. Në rastet ekstreme, kur rrezikohet pamja e të sëmurit rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale për të liruar hapësirën mbrapa syrit nga grumbullimet e yndyrave ose bëhet prerja e trunkut të Hipofizës.
Në situata të tjera, përdorimi i kortizonit në doza të larta përmirëson situatën, ndërsa në format e lehta të këtyre të sëmurëve u rekomandohet kufizimi i lëngjeve, kripës dhe pozicioni i ngritur i kokës gjatë gjumit. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

0 commenti:

Posta un commento

SHPERNDAJ

PERMBAJTJA