mjeksia popullore. Powered by Blogger.
RSS

KUR KLIKONI MBI NJE LINK TONIN JU LUTEM PRISNI 5 SEKONDA PASTAJ SHTYP BUTONIN "next o avanti" SIPER

..

Kurat dhe vajrat bimore që shërojnë diabetin, zemrën, reumatizmin dhe sëmundjet e zorrëve


 cilat janë kurat natyrale bimore për një sërë sëmundjesh. Si duhen përdorur këto bimë dhe kë sëmundje shërojnë. Tashmë mjekët e njohur perëndimore gjithnjë e më shumë u rekomandojnë pacientëve të tyre që të përdorin pikërisht fillimisht kurat bimore, duke ditur se ato nuk kanë efekte anësore në trupin e njeriut si ilaçet. Gjithashtu në këtë suplement do të lexoni edhe për vajrat eterike të nxjerrë nga bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Aromaterapia është njëra ndër fushat më të popullarizuara të mjekësisë tradicionale dhe është e pranishme në shumë kultura. Dhjetë vitet e fundit, kur njeriu i është kthyer natyrës, ajo është riaktivizuar. Aromaterapia i jep njeriut mundësi që në mënyrë të natyrshme të shfrytëzojë ekstraktet e bimëve. Sipas specialistëve, aromaterapia mund të përdoret edhe për problemet e sëmundjeve të ndryshme, ku aplikohen vajra të ndryshëm që aplikohen për të zvogëluar dhe qetësuar simptomat e sëmundjeve. Kjo formë është forma më e vjetër e shërimit në historinë e njerëzimit. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh. Specialja e fundjavës me një paketë këshillash për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet e ndryshme që shfaqen te njeriu, me kura bimore.

Shkaqet e Diabetit

Tipi I
Diabeti Tipi I ndodh për shkak se qelizat pankreatike nuk prodhojnë insulinë të mjaftueshme, ose nuk prodhojnë aspak insulinë, për shkak të dështimit të qelizave beta, ose shkatërriminit të tyre. Në shumë raste, kjo është për shkak të predispozicionit gjenetik, pasi diabeti Tipi I ndodh më shpesh në mesin e individëve të cilët e kanë trashëguar këtë tendencë nga prindërit. Shumë raste të diabetit Tipi I, megjithatë, janë për shkak të një sëmundje autoimune, siç tregohet nga fakti se 75 % e diabetikëve të Tipit I kanë antitrupa në qelizat e tyre pankreatike, ndërsa vetëm 0,5 % deri në 2,0 % e jo-diabetikëve i shfaqin këto antitrupa. Ndër faktorët që mund të fillojnë procesin e shkatërrimit pankreatik autoimun janë edhe infeksionet bakteriale, sidomos pertussis (kolli i keq), dhe viruse të tilla si Epstein-Barr (EBV), Coxsackie, cytomegalovirus (CMV), dhe virusi herpes-6, si dhe virusetë që shkaktojnë rubeolën dhe hepatitin. Albumina proteinike e gjedhëve, një substancë që gjendet në qumështin e lopë, mund të shkaktojë gjithashtu diabet insulinë-vartës, nga provokimi i një reagimi autoimun. Antitrupat albumine që gjendjen në disa diabetikë Tipi I mund të pengojnë prodhimin e insulinës nga qelizave pankreatike.
Tipi II
Dieta e varfër, trashja, alergjia kronike ndaj ushqimit, infeksionet virale, stresi kronik dhe faktorët gjenetik, të gjitha këto mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në diabetin Tipi II, i cili karakterizohet kryesisht nga rezistenca ndaj insulinës. Sa më shumë rezistent ndaj insulinës të bëhet një person, aq më shumë insulinë prodhon trupi, por, me kalimin e kohës, trupi bëhet i paaftë për të prodhuar insulinë të mjaftueshme për të përballuar rezistencën. Ndonjëherë, trupi i diabetikëve Tipi II përpiqet të balancojë, të paktën në fillim, insulinën e mbiprodhuar. Por, mbi-prodhimi i insulinës (një gjendje e njohur si hyperinsulinemia) mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të nxisë mëlçinë për të rritur prodhimin e kolesterolit LDL, e cila është e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës. Në vitet e fundit, trashja është bërë një nga shkaqet më të rëndësishme të diabetit Tipi II. Sot, rreth 85 % e njerëzve të diagnostikuar me diabet Tipi II janë gjithashtu tepër mbipeshë. Në fakt, shkencëtarët thonë se kjo është në thelb e pashmangshme, që një person i cili është 30% mbi peshë, për 30 ose më shumë vjet tek ai do të zhvillohet diabeti Tipi II. Një diete, të cilës i mungojnë vlerat ushqyesve thelbësore dhe që është e lartë në sheqer ose në lëndë që kthehen në sheqer, është tjetër faktor i madh që kontribuon në problemet e sheqerit në gjak, metabolizmin dhe rezistencën eventuale ndaj insulinës. Kjo është dokumentuar nga hulumtuesit ndërkombëtarë të raportimit për rastet në rritje të diabetit në mesin e popullsisë në mbarë botën, të cilët raportojnë se për këtë luan rol kryesor “dieta moderne perëndimore” e lartë në sheqer, karbohidratete dhe yndyra. Dieta e dobët dhe mungesa e lëvizjes, janë gjithashtu dy nga faktorët kryesorë që shkaktojnë fitimin e peshës së tepërt dhe trashjes, duke rritur gjithnjë e më tej mundësinë e diabetit Tipi II. Ky fakt i jep edhe më shumë rëndësi kujdesit për dietën ushqimore që ne jua këshillojmë pacientëve bashkë me kurat e tyre të posaçme bimore kundër diabetit, me të dyja llojet e tij. Prej faktorëve të tjerë që mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në fillimin e diabetit Tipi II përfshihen infeksionet virale, parazitët, alergjitë ushqimore, dhe mosbalancet hormonale, duke përfshirë edhe nivelet në rritje të adrenalinës dhe kortizolit te shkaktuara nga stresi kronik. Disa alergji dhe infeksione virale gjithashtu mund të shkaktojnëë inflamacion ose dëmtim autoimun në qelizat pankreatike insulinë-prodhuese. Nivelet e larta të hormoneve të stresit rrisin rrezikun e diabetit duke nxitur nivele të larta të sheqerit në gjak. Nivelet e tepërta të hormonit estrogjen rrisin gjithashtu rezistencën ndaj insulinës.


Trajtimet natyrale të Diabetit

Nisur nga fakti se diabeti Tipi I shpeshherë shkaktohet nga faktorë të trashëguar, është e vështirë për të marrë masa parandaluese, por në anën tjetër ka shumë që mund të bëhet për të parandaluar diabetin Tipi II, i cili është edhe forma më e përhapur e diabetit. Të rriturit që kanë një rrezik të lartë të prekjes nga diabeti Tipi II mund ta pengojnë ose të vonojë fillimin e tij nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës, ku përfshihet dieta e duhur, rritja e cilësisë ushqimore, ulja e stresit, si dhe ushtrimet fizike. Pasi dieta e dikujt të jetë përmirësuar, pastrimi dhe teknikat e ç’helmimit mund të shfrytëzohen për të përmirësuar më tej shëndetin. Nëse ju jeni diagnostikuar me diabet, kontrolli i niveleve të glukozës është i një rëndësie primare në parandalimin apo vonimin e komplikacioneve. Ju gjithashtu do ju duhet të kontrolloni tensionin e lart, kolesterolin e lart dhe nivelet e triglicerideve. Përveç kësaj, ju duhet të kërkoni kujdesin alternativ professional që ne ju ofrojmë për zbulimin dhe kurimin e problemeve me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjes së veshkave mund të zvogëlojë zhvillimin e dështimit të veshkave 50-80 %.
Trajtimet e mëposhtme natyrale janë shumë të rëndësishme për diabetikët, dhe në çdo rast, ne ju ofrojmë trajtim professional dhe kura të posaçme bimore natyrale, kështu që mos nguroni të kontaktoni me ne në çdo kohë:


Aromaterapi:

Vajrat esenciale të kedrit, ullirit ose dëllinjës mund të japin lehtësim të simptomave kur bën masazh anën e majtë të poshtme të trupit, ku gjendet shpretka dhe pankreasi.
Ushqimi: Dieta e duhur është kritike për parandalimin dhe trajtimin e të dy llojeve të diabetit, sidomos për diabetin Tipi II. Një nga masat më të rëndësishme që ju mund të merrni është të eliminoni të gjitha sheqernat e rafinuara dhe produktet e sheqerit nga dieta juaj. Këtu përfshihen produkte të tilla si sheqeri i rafinuar, shurupi i misrit, mielli i misrit, dekstroza, dekstrin, fruktoza, lëngu i përqendruar i frutave, glukoza, laktoza, malta, maltodextrin, sheqeri prej malti, mannitol, sorbitol, melekuqe, sucrose, dhe xylitol. Po kështu, mjalti, shurupi i panjës, shurupi i agaves ose i çikores, duhet të eliminohen nëse jeni para-diabetik apo diabetik. Gjithashtu eliminimi i konsumit të alkoolit dhe kafeinës është i domosdoshëm. Largoju ushqimeve të shpejta, ushqimeve të rafinuara, të përpunuara dhe të vjetra. Largoju sodës, ushqimeve të skuqura, dhe të gjitha produkteve që përmbajnë miell të bardhë. Zgjidhni mezet e lehta me proteina cilësore, arrat e njoma, perime të freskëta dhe vetëm lëngje perimesh midis vakteve kryesore të ngrënies.
Për të ndihmuar trupin tuaj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak, duhet të zvogëloni konsumin e përgjithshëm të karbohidrateve, duke zëvendësuar karbohidratet e thjeshta me ushqime karbohidrate komplekse. Kjo do të thotë të përdorni drithëra të plota (të parafinuara), fasule, bishtajore, perime të freskëta dhe të pasura me fibra. Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë, në vend të tre vakteve tradicionale të mëdha, mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e shpimeve të larta të insulinës pasi të hahet.
Përveç kësaj, një ushqim vegjetarian i pasur në perime organike dhe drithëra të plota komplekse, së bashku me konsumin e vogël të frutave që përmbajnë fara apo bërthamë, në vend të lëngut të frutave, është gjetur gjithashtu të jetë e dobishme për shumë njerëz që vuajnë nga diabeti Tipi II. Bima Jerusalem artichoke është një tjetër ushqim që mund të ndihmojnë diabetikët për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Një dietë e pasur me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokado, arra, fara, ullinj ekstra të virgjër, gjalpi i arrës së kokosit të gjallë dhe vaji i farave të lirit, ju ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e nivelit dhe në normalizimin e sheqerit në gjak. Rritja e konsumimit të ujit të pastër, është gjithashtu e domosdoshme.
Ushqimet me përmbajtje të lartë glycemic-e, përfshirë këtu bukën e bardhë, gjevrekun, simitet, drithërat e ambalazhuara komercialisht, biskotat, pastat, dhe shumica e ëmbëlsirave të tjera, rrushi dhe frutat e tjera të thata, patatet e bardha, qumështi dhe djathrat e paskremuar (të cilat janë të larta në lactose, një lloj i sheqerit), kikirikët, gjalpi i kikirikut, dhe të gjitha ushqimet e mishit të përpunuar, të tilla si Hot Dogs dhe mishi i drekave zyrtave, të gjitha këto ushqime duhet të shmangen krejtësisht nga diabetikët.
Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik: Ushqimet që ju shkaktojnë alergji dhe ndjeshmëri mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit duke shkaktuar inflamacion. Ato gjithashtu mund të shkatërrojnë qelizat prodhuese të insulinës në pankreas për shkak të reagimeve autoimune. Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji për diabetikët janë: gruri, çokollata, misri, qumështi dhe produktet e qumështit. Çdo ushqim ndaj të cilit jeni alergjik, ka potencialin që të përkeqësojë gjendjen diabetike. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se çdo ushqim mund të jetë një alergjen. Prandaj, nëse përjetoni shenja paralajmëruese të diabetit, ju duhet të testoheni për alergjitë ushqimore.
Ushtrimet gjimnastikore: Ushtrimet e rregullta duhet të jenë pjesë e rutinës së përditshme të çdo diabetiku. Ushtrimet gjimnastikore në kombinim me një program për humbjen e peshës është provuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit për zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit me 58% në mesin e njerëzve që janë në rrezik të sëmundjes. Kjo është pothuajse dyfishi i normës së reduktimit të rrezikut të arritur nga njerëzit që marrin ilaçe nëpërmjet gojës për simptomat e tyre diabetike.
Ushtrimet janë jashtëzakonisht të dobishme për diabetin për shkak të asaj se si ato imitojnë funksionin e duhur të insulinës për të hapur qelizat e muskujve për të hyrë glukoza. Ushtrimet më të mira janë ato që përfshijnë ecje, not, ecje me biçikletë, apo ndonjë aktivitet tjetër të preferuar dhe të përditshëm që rezultojnë në një rritje të përkohshme të normave të zemrës, si dhe në djersitje -që jo vetëm ndihmon për të kontrolluar peshën, por ndihmon gjithashtu për të trajtuar indet me oksigjen si dhe për uljen dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Kujdes: Nëse keni nevojë për injeksione insulinë për të menaxhuar diabetin tuaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se ushtrimi i fuqishëm mund të shkaktojë rënie të shpejtë dhe të rrezikshme të nivelit të glukozës në gjak, duke rezultuar në Hypoglycemia. Për të parandaluar ose luftuar një reagim të tillë, hani esëll një meze të lehtë përthithëse me karbohidrate, ose pini një gotë me lëng portokalli.
Mjekësia Bimore: Shumë bimë kanë veti të rregullimit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye janë të dobishme në menaxhimin e niveleve të glukozës dhe diabetit jo insulin-vartës. Prej bimëve që janë përdorur tradicionalisht përmendim: bima gymnesyl Ayurvedic (sylvestre Gymnema), fara fenugreek, huereque (rrjedh nga rrënja e një kaktusi meksikan), boronica, pjepri i hidhur, hudhër, artichoke Jeruzalem, gjethet e ullirit, dhe xhensen.
Shënim: Kur merr bimë që ulin nivelin e sheqerit në gjak, është e rëndësishme për të monitoruar sheqerin në gjak dhe shtrëngimin e urinës. Konsultohuni me një mjek të kualifikuar që mund t’ju udhëzojë në përdorimin e bimëve, si pjesë e një plani të menaxhimit gjithëpërfshirës të diabetit. Kujtoni gjithnjë, se mjekët tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’ju ndihmuar në trajtimin e sëmundjes suaj, kështu që mos nguroni të na kontaktoni në çdo kohë.
Terapia me lëngje: Kombinimet e lëngjeve të dobishme për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak përfshijnë një larmi të perimeve. Kombinimi i selino + kastravec + majdanoz + fasule bishtajë + lakërishtë = është një kombinim i shkëlqyer. Provo ndonjë nga kombinimet e mëposhtme, madje eksperimento edhe vetë, duke pasur parsysh që kryesore është që të përdorësh kryesisht perime, dhe të përdorësh vetëm sasi minimale të karrotave ose mollëve për të ëmbëltuar lëngun tuaj. Provo kombinimet në vijim: selino + majdanoz + spinaq. Marule + spinaq + dy karrota. Kastravec + selino + chard. Pini një gotë me ndonjë nga kombinimet e mësipërme një apo dy herë në ditë. Shijoini si një meze të lehtë në mes të ditës, apo me një pjesë të vogël të bajameve të njoma.
Plotësuesit ushqimorë: Plotësuesit më të rëndësishëm ushqimorë për menaxhimin e glukozës dhe të niveleve të insulinës përfshijnë vitaminën C, vitamina B-kompleks, dhe vitaminë E. Prej mineraleve: magnezi, kromi, dhe zinku. Gjithashtu të dobishme janë: Vitamina B6, biotin, kalium, acidet yndyrore esenciale, vaji i farës së lirit, dhe vanadium, apo sulfate vanadyl. Prej plotësueve të tjera të dobishme janë gjithashtu: acidi alfa-lipoic, Q10 coenzyme (CoQ10), amino acid complex, enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit të tilla si: protease, amylase, dhe lipase, si dhe enzimat pankreatike.
Reduktimi i stresit: Për shkak se efektet e stresit kronik çojnë në nivele të larta të sheqerit në gjak, ju duhet të përfshini teknikat e relaksimit dhe meditimit në rutinën tuaj të përditshme. Disa nga teknikat mendje/trup që kanë treguar efekte të dobishme për diabetikët janë: meditimi në natyrë dhe në madhështinë e krijimit të pejsazheve natyrale gjatë ditës, dhe të yjeve dhe kozmosit gjatë mbrëmjes dhe natës.

ZORRA E TRASHË – KOLITI
Zorra e trashë është një nga pjesët e aparatit tretës që shtrihet nga zorra e hollë deri në rektum, dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:
-Zorra ngjitëse e cila gjendet në anën e djathtë të barkut.
- Zorra tërthore në pjesën e sipërme të barkut
-Zorra zbritëse në anën e majtë të barkut
-Zorra sigmoide në fund të anës së majtë të barkut
Roli i zorrëve ka të bëjë me ruajtjen e mbetjeve ushqimore për një kohë të gjatë që mund të shkojë në disa ditë. Prej tyre thithet uji dhe kripërat e tjera, kurse pjesa e mbetur në formën e jashtëqitjes shtyhet jashtë nga organizmi gjatë kryerjes së jashtëqitjes. Zorrët rrethohen nga muskuj të gjatë dhe tërthorë të cilët tkurren dhe bymehen me qëllim që të lëvizin atë që mbartin zorrët drejt rektumit.

Koliti Nervor:
Nervat e caktuara për zorrën e trashë, tek disa persona janë shumë të ndjeshme, gjë e cila çon në çrregullimin e saj si pasojë e ngrënies së disa lloj ushqimesh të veçanta (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), ose si pasojë e një çrregullimi nervor, ose si pasojë e ndonjë frike të madhe apo zemërimi të madh, e ngjashëm me këto gjendje emocionale. Atëherë, gazrat mblidhen në zorrë në përmasa të mëdha dhe ngrihen lart duke shtypur të dyja anët e barkut ose njërën prej tyre, sidomos anën e majtë, dhe kjo shkakton shtypje të stomakut dhe ndjenjën e ngopjes dhe fryrjes, dhe si pasojë shtypjen e shtresës ndarëse, dhe kjo e fundit shkakton ngushtim në gjoks dhe në frymëmarrje. Ndonjëherë këto gazra ngjiten deri në tru dhe shkaktojnë dhimbje koke, gjendje e cila ndonjëherë çon në ndjenjën e frikës apo mërzitjes së menjëhershme dhe papritmas, pastaj mund të ndodhë që të çojë në ngritjen e tensionit të gjakut. Jashtëqitja del e ngurtë, me vështirësi dhe shpesh i ngjan jashtëqitjes së kafshëve. Por në disa raste, zorrët lëvizin shumë dhe shkaktojnë diarre (bark), por këto janë raste të pakta në krahasim me ato të kapsllëkut, të shkaktuara nga koliti nervor.
Kur bëhen analizat dhe radiografitë, zakonisht zorra shfaqet normale dhe nuk dallohet ndonjë shkak i problemit, gjë e cila i bën mjekët të dyshojnë, por defekti, siç e thamë, qëndron në ndonjë problem të nervave të zorrës së trashë.
Simptomat e kolitit:
- Dhimbje shpuese në bark, zakonisht në anën e majtë të tij
- Fryrje barku (gazra)
- Kapsllëk në disa raste
- Diarre në raste të tjera
- Dhimbje koke
- Ngushtim kraharori
- mërzitje e menjëhershme
- Dhimbje mes shpatullave
Këto shenja mund të bashkohen të gjitha së bashku, ose i sëmuri mund të vuajë vetëm nga disa prej tyre.

Shkaqet e kolitit:
- Madhësia e zorrës së trashë që në krijim.
- Mungesa e vitaminave në ushqim, sidomos vitamina B, si dhe mosekuilibrimi i dietës ushqimore.
- Prezenca e ndonjë sëmundje tjetër apo e toksinave të mikrobeve të ndryshme.
- Moskryerja e jashtëqitjes sipas një rregulli kohor.
- Stresi, problemet e jetës dhe gjendjet e ndryshme emocionale.
- Problemet në ndonjë organ tjetër të trupit, siç janë për shembull problemet me fshikëzën e tëmthit.
Nuk është kusht që të bashkohen të gjitha këto shkaqe tek i njëjti person i sëmurë.

KOLITI ULÇERATIV:
Koliti ulcerativ është inflacioni i pjesës më të madhe të zorrës së trashë, i cili i shfaqet mjekut analizues me ngjyrë të kuqe dhe me ulçera. Kjo sëmundje prek më shumë të vegjëlit dhe të rinjtë se sa të rriturit. Duhet pasur parasysh që të mos bëhet ngatërrim mes kolitit ulçerativ dhe kolitit të mukozës.
Shkaqet e kolitit ulçerativ:
Ka disa mendime të ndryshme në lidhje me shkaqet e kolitit ulçerativ. Disa mendojnë se shkaqet e tij janë immune, të tjerë mendojnë se janë disa toksina të mikrobeve të ndryshme, kurse të tjerë thonë se shkaqet e tij nuk njihen, dhe të tjerë ia kthejnë atë shkaqeve emocionale, shpirtërore.
Simptomat e kolitit ulçerativ:
- Diarre e fortë dhe me gjak.
- Dobësim i përgjithshëm fizik.
- Anemi.
- Dhimbje kyçesh.
- Probleme me lëkurën.
- Ndonjëherë gjendja mund të përkeqësohet deri në shfaqjen e disa gropëzave në cipën e zorrës së trashë.
Nuk është kusht që këto simptoma të shfaqen të gjitha tek një pacient.
Diagnoza:
Për vënien e diagnozës së kësaj sëmundjeje bëhen një sërë ekzaminimesh si analiza e gjakut komplet, ekzaminimi i feçeve për parazitë të ndryshëm, sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, të cilët ofrojnë të dhëna të vlefshme për këtë diagnozë. Është karakteristikë që këtë ekzaminim këta të sëmurë e tolerojnë me vështirësi, pasi vetë futja e aparatit në zorrë shkakton spazma, kontraktime të zorrës e si pasojë dhimbje të forta. Edhe ekzaminimi radiologjik i zorrës ndihmon në diagnozë. Ai vë në dukje spazmat e shumta në të gjithë trajektoren e zorrës apo në të një pjesë të saj.
Parandalimi i kolitit:
- Ndjekja e një diete të ekuilibruar ushqimore që përmban fibra dhe duke u larguar nga përdorimi i shumtë i lëndëve të dëmshme si erëzat diegëse, pijet me gaz, alkooli.
- Pirja e një përzierje të veçantë mujore, të përbërë nga 2 lug gjelle vaj kastori (Ricinus Communis) dhe një gotë limonadë apo ujë.
- Pirja e ujit para ushqimit, sidomos në mëngjes, një apo dy gota ujë.
- Ruajtja nga gjendjet e reagimit emocional, zemërimit dhe stresit, sa të jetë e mundur. Dije se kjo botë është kalimtare dhe e përkohshme, kështu që nuk ka përse të shqetësohesh së tepërmi.

DIARREA DHE AMOEBIA
Diarrea është një sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, dhe në rastet e shoqërimit të saj me gjak apo me qurra, duhet patjetër që të bëhen analizat laboratorike për t’u siguruar për prezencën e amoebisë apo të ndonjë shkaktari tjetër, duke pasur parasysh se shkaqet e diarresë janë të shumta, prandaj është e domosdoshme vizita tek mjeku për të njohur shkakun kryesor të diarresë. Disa prej këtyre shkaqeve janë helmimi i ushqimit, ndonjë infeksion viral apo bakterial, gjendja shpirtërore dhe nervore, mungesa e vitaminave dhe veçanërisht e vitaminës B, prekja nga ndonjë parazit, kryesisht nga Amoebia; dhe në këtë rast gjendja zakonisht shoqërohet me gjak dhe qurre në jashtëqitje, e cila mund të kalojë në sëmundje kronike nëse paraziti bëhet si fshikëz – flluskë, dhe rreziku bëhet edhe më i madh nëse ai kalon në mëlçi, gjë e cila mund të shkaktojë inflamacion të mëlçisë (Hepatit). Për fat të keq, shumica e barnave farmaceutike që gjenden në tregjet botërore sot, për të mos thënë të gjitha ato, janë shumë pak të efektshme për rastet e fshikëzimit të parazitit, dhe i sëmuri mund të mbesë i sëmurë për vite të tëra.
Trajtimi natyral i diarresë së zakonshme
1. Merr një lugë gjelle nga valanidhi i bluar dhe e shton në një gotë me ujë të vakët, e trazon dhe e pi para buke, tre herë në ditë.
2. Po kështu, i këshillojmë të sëmurët me diarre që të hanë oriz të zierë vetëm me ujë dhe me pak kripë, pa shtuar asgjë tjetër.
3. Uthulla e mollës: shto një lugë të vogël nga uthulla e mollës në një gotë ujë të vakët dhe e pi, tre herë në ditë. Në rast se i sëmuri ka të vjella, këshillojmë të shtojë edhe një lugë mjalt të bardhë në këtë gotë me ujë dhe uthull molle.
4. Pirja e çajit te sherebelës; duke marre nje luge te madhe prej saj dhe ta shtosh në një gotë ujë të vluar më parë, ta lësh 15 min të mbuluar, pastaj ta filtrosh dhe ta pish, tre herë në ditë, rreth gjysëm ore para ngrënies.
5. Si dhe i këshillojmë ata që vuajnë nga diarreja që të pakësojnë ngrënien e frutave dhe perimeve, të mos e përdorin as qumështin, as peshkun dhe as erëzat.

——–
Recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet e zorrëve
Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve

Sëmundjet e zorrës, që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë lëvizës të këtij organi, mund të jenë pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuroreflektore (me anën e nervave) dhe humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak). Ndryshimet kryesore që vihen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh, meteorizëm; acarim, katar të mbulesës mukozë të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilat dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që shoqërohet me dhembje, heqje barku ose kapsllëk.
Mahisja ose pezmatimi i zorrës së hollë (enteriti)
Mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje, heqje barku, fryrje të zorrëve nga gazrat dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit. Në mjekimin e mahisjes së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë, oriz, karotë, salep, elb, etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enteritetit, duhet të përmbajnë para së gjithash, taninë, të cilat me efektin e tyre rrudhës lidhen me shtresën proteinike të mukozës duke formuar një cipë mbrojtëse. Ato jo vetëm që mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enët e gjakut. Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamator). Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose jo, për mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gështenja, boronica, arra, bar pezmin njëmijë fletësh (bishtamithi), trëndafili i egër, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tërfili i livadheve, etj.
Mahisja e zorrës së trashë (koliti)
Mahisja e mukozës së trashë mund të shkaktohet gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila në raste më të theksuara, del e përzier me gjak me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës. Ndryshe nga koliti i menjëhershëm akut, forma e zgjatur kronike është proces që mjekohet me vështirësi dhe ngadalë. Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe si rregull, duhet përdorur ushqimi i lehtë që asimilohet shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë. Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me bimë mjekësorë që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. Çajrat që përdoren për mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë, për një efekt më të mirë. Një lloj çaji duhet të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër. Çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të rregulluar shijen e tij. Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditë. Bari i majasëllit jep gjumë.
Heqja e barkut (diarreja)
Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin e shkaktarit. Nganjëherë diarreja kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse. Vëmendja e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës, të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta. Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën e çajrave bimorë që përmbajnë, për shembull: mendër, kamomil, çaj kinez, mollë, etj; dhe shumë bimë të tjera që përmbajnë taninë, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e zënë sythat (majat e kërcejve) dhe gjethet e manaferrës, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bime mjekësorë përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj.
Kapsllëku (konstipacioni)
Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.
Sëmundjet kronike
Të gjitha sëmundjet kronike dhe vdekjeprurëse që mund të të kapin në çdo pjesë të trupit, duke gjetur pikat më të dobëta e delikate sigurojnë fitoren në qoftë se nuk merr masat paraprake e parandaluese, për ta larguar atë sa më tutje të jetë e mundur. “Dielli i sistemit tonë të aparatit të tretjes është mëlçia. Mëlçia është gjëndra më e madhe e njeriut, me një peshë mesatare prej afro 1.5 kilogramë e cila punon me durim dhe me ngulm. Ajo dezintoksikon (heq e lufton vreret, helmet që ne marrim nga ushqimet dhe nga pijet). Mëlçia ka gjithashtu një aftësi tepër të veçantë që të vetërigjenerohet nëse ajo bën “një pushim”. Mos merrni 2 muaj lëndë (substanca) helmuese dhe mëlçia juaj do të jetë krejt e re.

Sëmundjet e zorrëve

 Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Vera llogaritet si stinë në të cilën numri i sëmundjeve ngjitëse të zorrëve rritet. Nga ky grup i sëmundjeve më të shpeshta janë: enterokoliti akut (zemra), helmimi me ushqim, dizenteria, hepatiti virusal A, salmonelozat, etj. Sipas numrit të të infektuarve, sëmundjet e zorrëve zënë vendin e parë në rangimin e sëmundjeve infektive. Arsyet për shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund të jenë të ndryshme, por në të shumtën e rasteve janë agensët infektivë si bakteret, viruset dhe parazitët. Megjithatë shkaqet e infektimit mund të jenë edhe kimike, nutritive, metabolike dhe psikogjene. Këto sëmundje shfaqen gjatë gjithë vitit, por dukshëm më shpesh hasen në muajt e verës.

——
Vajrat bimorë që kurojnë një sërë sëmundjesh, si reumatizma, tensioni zemra
Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave

Vajrat eterikë të përftuar nga bimë të ndryshme kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këto vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Më poshtë paraqiten vajrat eterikë të nxjerrë nga shtatë bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit dhe përgatitjes së tyre. Sipas specialistëve, aromaterapia mund të përdoret edhe për problemet e sëmundjeve të ndryshme, ku aplikohen vajra të ndryshëm që aplikohen për të zvogëluar dhe qetësuar simptomat e sëmundjeve. Kjo formë është forma më e vjetër e shërimit në historinë e njerëzimit. Këto vajra kurues bëhen edhe kombinime: për relaks, freski, tonifikim, shërim të plagëve, bukuri lëkure, hidratim, smaliatura, etj. I pari që njihet, që është marrë me aromaterapinë, mendohet të jetë kimisti Rene Maurice. Gjatë një provë që ai ka dhënë, ka djegur dorën e tij dhe për të ndalur dhembjet ka urinuar në vajin e livandës, e cila ndodhej më afër tij. Pas kësaj, ai ka hetuar se veprimi i livandës ka filluar të ndikojë shpejt në mbylljen e djegies

.
Vajrat esenciale

 Vajrat esenciale mund të merren në dy lloj mënyrash: nëpërmjet kanaleve të frymëmarrjes dhe nëpërmjet lëkurës. Po kështu, këto vajra bimore mund të përdoren dhe të përgatiten për masazhin, për kujdesin e fytyrës dhe trupit, për fërkim lokal, për kompresa, për hapjen e poreve, etj. Vajrat esenciale me shumë përdorim kanë gjetur për hapjen e kanaleve të frymëmarrjes, për problemet e sistemit të tretjes, në rastet e mosfunksionimit të mirë të mëlçisë dhe tëmthit, në problemet reumatizmale, ku vajrat veprojnë në mënyrë të shkëlqyer. Gjithashtu, këta vajra kurues ndihmojnë për nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), për probleme të lëkurës, në rëniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e veçanta e vajrave në të cilat bazohet aromaterapia është veprimi i tyre i shkëlqyer në të gjitha nivelet e qenies sonë, pasi ata nuk japin asnjë lloj efekti negativ. Këto lloj vajrash apo përzierjesh kthejnë harmoninë, vitalitetin dhe qetësinë shpirtërore.
Përbërësit
Përbërësit e vajrave që merren nga bimët nuk dallohen vetëm nga lloji, por edhe ku është mbjellë ajo bimë dhe karakteristika të tjera si për shembull ku rritet bima, teknologjia që përdoret për nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, mënyra e përzierjeve në persona të ndryshëm, në lëkura të ndryshme, në metabolizmin e njerëzve të ndryshëm dhe te çdo njeri një vaj ka efekte të ndryshme biologjike. Është e rëndësishme që në këta vajra të kemi një garanci të plotë në teknologjinë e nxjerrjes së tyre duke u bazuar që në analizë të bimës, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, sëmundjeve të ndryshme dhe parazitët. Është mirë që bima të jetë biologjike. Gjithashtu, vajrat bimorë mund të përdoren edhe në përbërjen e kremrave të ndryshëm, të cilët përdoren për: probleme të artritit, artrozës, spondiliatrozës, në dhembje të përgjithshme të shtyllës kurrizore. Kështu për këto dhembje rekomandohet përdorimi i kremit “Leni” që është një kombinim i përsosur nga bimë të ndryshme si çajra ose përdorimi i kapsulave bimore që shërbejnë për këto dhembje. Edhe ilaçi bimor “Arnika” (që përdoret për trauma të ndryshme) nga ndjesia e freskisë që jep zëvendëson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet, etj.


Vaji i limonit

 Një ndër vajrat esencialë që përdoret për kurimin e disa sëmundjeve ose problemeve është vaji i limonit. Ai mund të përdoret dhe si aromatizues për gojën dhe mund të merret tri herë në ditë nga një pikë. Nëse përdoret para ngrënies, vaji i limonit është shumë i mirë për celulitin, për mykun. Si përdorues i jashtëm, vaji limonit ka efekte pozitive për forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkëlqim lëkure, heq rrudhat, etj. Gjithashtu, ky vaj mund të përdoret edhe për masazh dhe freskim. Për këtë, ai duhet të shfrytëzohet pas lodhjes për ta përtërirë trupin. Ndërsa në rastet e reumatizmës, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit përzihet me vajin e gështenjës për të qetësuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton një ndjenjë e mirë nxehtësie dhe relaksimi.


Vaji i gështenjës

 është një tjetër vaj esencial i përdorur nga mjekësia tradicionale. Ai ka gjetur përdorim të gjerë në sëmundjet reumatizmale. Me vajin e gështenjës për të larguar dhembjet duhet të fërkohet vendi i sëmurë dhe kjo mund të përsëritet disa herë në ditë pa probleme të dëmshme. Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë, por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj, përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë për të normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft çrregullime. Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Akja
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akjes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj. dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimor i përzier edhe me pelin e me bar pezmin (Achillea millefolium) bëhet më i dobishëm për prodhimin e lëngut të tëmthit. Merret një lugë kafeje me barin shërues bimor (lule), hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë i vluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Kullohet dhe pihet 1 deri 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.


Angjinarja

 Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë). Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë dy lugë gjelle) me bar shërues bimor (gjethe) të grimcuara, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Kullohet, merren 3 doza të tilla në ditë. Kura zgjatë rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillohet në rast nevoje.


Vaji i portokallit

 Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori, etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve, etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.


Vaji i hudhrës

 Vaji i hudhrës është i domosdoshëm të kombinohet me vajin e peshkut sepse bën përshtatjen e natyrshme të vajit të peshkut në shëndetin e çdo personi. Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm. Vaji i hudhrës është antibakterologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit. Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2. Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut. Kjo mbështjellëse shkrihet vetëm në zorrën e hollë, e cila më vonë e absorbon dhe ndikon në pengimin e erës jo të këndshme gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes.


Vaji i shegës

 Vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm dhe përdoret për të larguar helmet nga organizmi. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, Vitaminë C, etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhembjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.


Kajsia

 Thelpinjtë e kajsisë janë të pasur me vajra esenciale deri në masën 55 për qind. Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektine, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitamine B1, B2, PP, C, etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhembjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur me lehtë.


Vaji i trëndafilit të egër

 Jo vetëm frytet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera vaji i trëndafilit të egër jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në shtatë pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. Shumë i rëndësishëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemorragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjinë. Në këto raste lyerja e plagës tri herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frytet e saj janë të vetmet pjesë të bimës që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.


Vaji i lajthisë

 Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminozë, të aftë të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive për ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.


Vaji i ullirit

 Në mjekësinë popullore vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t”i mungojë dietës suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.


Vaji i arrave të kokosit

 Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.


Vetitë kuruese të hudhrës

 Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterikë dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, alininë etj.), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre; në sasi të vogla, hudhra përmban edhe acid nikotinik, vitaminë A, B, C, biotinë, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, enzime të ndryshme, si dhe lëndë radioaktive dhe jod. Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Në sajë të jodit që përmban, hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim të artereve të mëdha e mesatare që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës. Hudhra përdoret edhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Vajrat eterikë, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat që ndodhen në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara.


Vaji i farës së zezë

 Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç”duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve. Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t”i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.
Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve.




  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS

0 commenti:

Posta un commento

SHPERNDAJ

PERMBAJTJA